“Nga Manastiri dhe Prilepi, më shpejtë deri në Shkup, Gjevgjeli dhe Selanik”, Nikollovski: Deri në fund të këtij viti do të përfundojë ndërtimi i rrugës Gradsko–Drenovë

1 minut lexim

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski në profilin e tij në Fejsbuk ka publikuar video nga ndërtimi i autostradës Gradsko-Drenovë, ndërkaq paralajmëroi përfundimin e saj deri në fund të këtij viti.

“Me këtë video nga rruga Gradsko – Drenovë po fusim një dinamikë të re pune. Me punë dhe organizim të mirë deri në Vitin e Ri do të mundësohet vozitja në këtë rrugë ekspres e cila do të shkurtojë udhëtimin nga Manastiri dhe Prilepi për në Shkup, Gjevgjeli dhe Selanik”, paralajmëroi ministri Nikoloski.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

UEFA ia beson Nuzës edhe një ndeshje në Ligën e Konferencës

Story i radhës

Përleshje vdekjeprurëse mes trupave afgane dhe pakistaneze

Të fundit nga