Nga Kovid-19 sot 243 raste të reja, janë shëruar 100 dhe kanë vdekur katër persona

Shkup, 3 tetor 2020 (MIA) – Në 24 orët e fundit janë bërë 1,831 teste dhe janë regjistruar 243 raste të reja me KOVID-19. Janë shëruar 100 njerëz dhe katër pacientë vdiqën, informoi sot Ministria e Shëndetësisë. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në vend është 2.585.

Nëpër qytete janë regjistruar 98 pacientë të infektuar të ri në Shkup, 21 në Strumicë, 12 në Prilep dhe Shën Nikollë, 11 në Kumanovë dhe Koçan, nga nëntë në Strugë, Radovish dhe Berovë, 7 në Shtip, nga 5 në Manastir, Ohër, Gostivar dhe Gjevgjeli, nga 4 në Kavadar dhe Vallandovë, 3 në Veles, nga dy në Tetovë, Kriva Pallankë, Vinicë, Dellçevë dhe Negotinë, dhe nga një në Probishtip, Demir Hisar dhe Kërçovë.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 100 pacientë të shëruar nga: Shkupi-39, Kumanovë-4, Stip-2, Prilep-3, Tetovë-3, Strugë-4, Veles-7, Manastir-3, Ohër-3, Kavadar-2 , Gostivar-6, Gjevgjeli-2, Strumicë-10, Probishtip-1, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-1, Berovë-1, Dellçevë-1, Kërçovë-2, Resnjë-5.

Katër persona vdiqën, edhe atë një pacient 65-vjeçar nga Prilepi, një 82-vjeçar nga Manastiri, dhe dy në moshën 72 dhe 80 vjeç nga Kumanova. Tre pacientë vdiqën në spital, një jashtë spitalit.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve të ri në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë arrin 18 602, numri i pacientëve të rikuperuar është 15 264, kanë vdekur 753, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2 585. Sot janë regjistruar katër teste kontrolli.

Sipas analizave të përfunduara epidemiologjike, aktualisht shpërndarja sipas qyteteve është si vijon: Në Shkup janë infektuar 7 291 dhe 891 raste aktive, në Kumanovë – 1 795, aktiv -186, Dibër – 287 dhe aktiv 32, në Shtip – 1275 dhe 60 aktiv, në Prilep 709 dhe aktiv 134, në Tetovë 1472 dhe aktiv 149, në Strugë 685 dhe aktiv 50, në Veles 337 dhe aktiv 31, në Manastir 328 dhe aktiv 73, në Ohër 437 dhe aktiv 37, në Kavadar 251 dhe aktiv 49, në Gostivar 943 dhe aktiv 82, në Gjevgjeli 135 dhe aktiv 45 (8 persona nga NJT Gjevgjeli janë banorë të Dojranit, 18 të Bogdancit dhe 12 janë shtetas të huaj), në Strumicë 293 dhe aktiv 178, në Kriva Pallankë 122 dhe aktiv 36, në Radovish 99 dhe aktiv 35, në Krushevë 20 dhe një aktiv, në Koçan 403 dhe aktiv 183, në Probishtip 117 dhe aktiv 20, në Demir Hisar 62 dhe aktiv 2, në Makedonski Brod 93 dhe aktiv 6, në Pehçevë 45 dhe aktiv 4, në Berovë 122 dhe aktiv 46, në Vallandovë 44 dhe aktiv 31, në Vinicë 119 dhe aktiv 30, në Dellçevë 167 dhe aktiv 83 (35 persona nga NJT Dellçevë janë nga Makedonska Kamenica), në Kratovo 26 dhe aktiv 2, në Shën Nikollë 371 dhe aktiv 58, në Kërçovë 333 dhe aktiv 3, në Resnjë 164 dhe aktiv 6, në Negotinë 57 dhe aktiv 10 (12 persona nga NJT Negotin janë banorë të Demir Kapisë ).

Janë bërë 1,831 teste përmes: ISHP-502, QSHP Shkup-91, Avicenna-336, Biotek-252, ASHAM-131, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë) -230, Sistina me metodën PCR -113, laboratori Laor-69, Mjekësia ligjore-0, Manastir-57, Klinika Infektive-10, GAK-17, Sinlab-22, laboratorë nga jashtë-1. Deri më tani, në përgjithësi 193,652 testeve të Kovid-19 janë kryer në vend. Nuk ka teste brenda skriningut.

Në Klinikën infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar shtatë pacientë, me të cilët numri i përgjithshëm i të hospitalizuarve arrin 78 pacientë. Në mbështetje oksigjeni janë 47 pacientë dhe nuk ka asnjë në ventilim mekanik.

Në spitalin e Kozles janë hospitalizuar një fëmijë dhe nëna pozitiv në Kovid-19, tre fëmijë dhe 3 nëna të dyshuar në virus.

Në spitalin “8 Shtatori” janë pranuar gjashtë, ndërsa gjithsej janë hospitalizuar 33 pacientë, Në respirator janë tre pacientë.

Në Spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 15, ndërsa në spitalin e Shtipit janë 43 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 187, pozitiv dhe të dyshuar në Kovid.

Rastet aktive nga komunat në Shkup sot janë në Aerodrom – 144, pastaj Qendër- 142, Karposh – 129, Kisela Vodë – 104 dhe Gazi Babë – 102. Pastaj  Çair – 65, Gjorce Petrov – 64, Ilinden – 35, Butel – 32 , Shuto Orizar – 18, Saraj – 15, Studeniçan – 7, Haraçinë, Petrovec dhe Çuçer Sandevë nga 6, Zelenikovo – 3, Sopishte – 2 dhe 11 të huaj. sn/

Ngjarja paraprake

Dridhet presidenca e Bartomeut

Ngjarja e ardhëshme

Zafë koordinatori përgatit ajvarin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian