Nga ish-ministri te kritiku i Bashës, kush janë emrat e kandidatëve të konfirmuar në Durrës. Bylykbashi më i votuari

Anëtarësia e Partisë Demokratike në Durrës dha një ditë më parë pëlqimin përmes votës për gjithë listën e kandidatëve, duke mos skualifikuar asnjë emër. Lista e Durrësit përmbante 27 emra, mes të cilëve figura politike dhe ish-deputetë që u zgjodhën në vitin 2017, por edhe ish-zyrtarë të rikthyer si ish-ministri Gazmend Oketa apo kritiku i Lulzim Bashës, ish-deputeti Igli Cara.

Në përfundim të votimit  asnjë nga emrat nuk mori maksimumin e votave kundër, që e përjashtonin nga gara, duke bërë që lista të rikthehet e plotë në Komisionin e Verifikimit të Kandidatëve.

Oerd Bylykbashi, që udhëhoqi reformën zgjedhore si anëtar i Këshillit Politik prej 14 janarit, dje rezultoi me mbështetjen më të madhe nga anëtarësia e PD-së gjatë votimit të kandidatëve për deputetë.

97% e demokratëve që morën pjesë në votime ishin pro tij, e  vetëm 3% kundër.

Lista e kandidatëve të PD për Durrësin

1.            ARDIAN MUKA

2.            ARJAN DEDEJ

3.            ARLIND  BOSHKU

4.            ARMAND TELITI

5.            ARTION BAJRAMAJ

6.            BLERINA REÇI (XHAKOLLI)

7.            DEJANA BURGIA

8.            EDLIRA DEVOLLI

9.            EDMOND HOXHA

10.          ERALD DERVISHI

11.          ERZEN LACI

12.          FATBARDHA KADIU

13.          FLORID SHAZIVARI

14.          GAZMEND OKETA

15.          IGLI CARA

16.          IVO JORGONI

17.          MANJOLA LUKU

18.          MERITA  DAKOVELLI CELA

19.          MIRELA SHALA

20.          NASILD ALIKAJ

21.          NERITAN GOLJA

22.          OERD BYLYKBASHI

23.          PELLUMB   BERISHA

24.          REDI MYSHKETA

25.          RISELDA KALIA

26.          SOKOL KAPIDANI

27.          XHORXH  ALEKSI

Ngjarja paraprake

Qeveria miratoi masa kufizuese për punën e objekteve hotelerike

Ngjarja e ardhëshme

Jules Kounde regjistroi 92 prekje kundër Barcelonës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian