Nga “heshtja” në periudhën e koronavirusit përfituan breshkat caretta-caretta

DURMUŞ GENÇ – Për shkak të lëvizshmërisë së zvogëluar të njerëzve në plazhet dhe detet pasi gjatë vitit të kaluar kohë pas kohe u zbatuan mbyllje të përkohshme në kuadër të masave ndaj koronavirusit të ri (COVID-19), kanë thyer rekord çeljet e breshkave të detit (Caretta caretta) ndërsa në të njëjtën periudhë është shënuar rënie në ngordhjen dhe lëndimin e tyre.

Në plazhin me famë botërore Iztuzu në rrethin Ortaca të qytetit perëndimor të Turqisë, Muğla, caretta caretta-t e rrezikuar rehabilitohen nga Qendra e Kërkimit, Shpëtimit dhe Rehabilitimit të Breshkave të Detit (DEKAMER), dhe pastaj lëshohen në mjedisin e tyre natyror.

DEKAMER zhvillon trajtimin e breshkave të detit që janë gjetur në vende të ndryshme të Turqisë që nga viti 2008.

Derisa masa të ndryshme merren nga oficerët e DEKAMER në Iztuzu, puna e mbrojtjes kryhet në plazh gjatë periudhës së pjelljes dhe çeljes.

Rënie në numrin e vdekjeve dhe lëndimeve, rritje në numrin e foleve

Kryetari dhe Menaxheri i Projektit DEKAMER, Prof. Dr. Yakup Kaska, në një prononcim për Anadolu Agency (AA), theksoi se në plazhin Iztuzu dhe në detëra vitin e kaluar është përjetuar një heshtje të COVID-19.

Kaska deklaroi se ka pasur një rritje të konsiderueshme në zonat e çiftëzimit dhe folezimit të caretta caretta-ve në plazh me punimet e kryera brenda fushës së “mbrojtjes dhe ekuilibrit të përdorimit” në plazhin Iztuzu.

Sipas tij, shkaku më i rëndësishëm i kësaj është se vitin e kaluar ka pasur një lëvizshmëri të vogël në detërat dhe plazhet.

Ai njoftoi se që nga viti 2008 në Qendër janë sjellë gjithsej 423 caretta caretta të lënduar, ndërsa në vitin 2019 janë sjellur 63 dhe numri ka rënë në 49 në vitin 2020.

“Vitin e kaluar ngordhën 30, këtë vit 22 breshka. Këtë vit u rrit numri i folezimit dhe shumimit. Në plazhin Iztuzu arritëm një shifër rekorde prej 757 fole”, shtoi Kaska duke potencuar se në këto fole janë lëshuar 53.018 vezë, prej të cilëve është realizuar çelje prej 36.746.

Kaska paralajmëroi që të gjithë duhet të jenë të ndjeshëm ndaj krijesave të detit.



.. .

Ngjarja paraprake

Britania kryen vaksinën e Oxfordit teksa vala e COVID-19 vazhdon

Ngjarja e ardhëshme

Sulmoi vëllain dhe prindërit, arrestohet 21 vjeçari

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian