Nga fillimi i pandemisë, numri total i rasteve pozitive me coronavirus 16,345, të shëruar 14,405 dhe 649 të vdekur

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 16.345 raste nga 75.973 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 649 raste të vdekjes.

ISHKPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.405 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.291.

Ndryshe, një ditë më parë në një intervistë për Telegrafin, mikrobiologu Lul Raka ka thënë se coronavirusi mund të bëhet endemik edhe në rastin e ndonjë vaksine.

Sipas tij në rastin konkret sëmundja nuk do ta kishte ndikimin e njëjtë në shoqëri sikurse sot.

“Vaksinën të cilën po e presim të gjithë, nuk do të mund të ketë efikasitet 100 për qind, sepse nuk ka asnjë vaksinë të tillë. Më e suksesshmja e cila i afrohet kësaj vlere është ajo kundër fruthit”, u shpreh Raka për Telegrafin.

“Ekspertët presin që efikasiteti i saj të jetë ndërmjet 70 deri në 80 për qind. Me gjasë që vaksina nuk do të jetë e përkryer, prandaj mund të ketë çdo vit raste sporadike me COVID-19, duke u bërë ndoshta endemik sikurse gripi. Në atë kohë nuk do ta ketë ndikimin në shoqëri siç e ka sot”, theksoi ai.

Ngjarja paraprake

16 vjet nga tragjedia e maturantëve të Malishevës

Ngjarja e ardhëshme

Rrebeshe shiu deri në mesditë, më pas…/ Ky është parashikimi i motit për sot

të fundit nga