Nga Eriksen te Isco, këta janë top yjet që pritet të largohen në janar

Në këtë afat dimëror disa klube kanë vendosur t’i largojnë disa nga yjet e skuadrës.

Disa prej tyre iu skadon kontrata në muajin qershor, kurse disa nuk kanë arritur të përshtaten në projektin e trajnerëve, andaj janë në listën e shitjeve.

Këta janë top lojtarët që kanë shkëlqyer në vitet e shkuara, por tani pritet të bëhen me skuadër të re gjatë kësaj merkato dimërore.

1.Dele Alli

Jose Mourinho e ka bërë të qartë se nuk e do anglezin në skuadër, duke e lënë jashtë skuadrës e disa herë e ka ftuar për të qëndruar në stol.

Pritet që anglezi të largohet që t’i bashkohet PSG-së dhe të punojë prapë me Mauricio Pochettinon.

2.Marcos Alonso

Nuk është në planet e Frank Lampard dhe thuhet se pas një përleshje me trajnerin në barazimin ndaj West Brom, e ardhmja e Alonsos është larg “Stamford Bridge”.

Alonso është i lidhur me kalimin të Atletico Madridi, derisa interesim ka shprehur edhe Interi.

3.Diego Costa

Spanjolli ka ndërprerë në mënyrë paqësore kontratën me Atleticon dhe është i hapur për sfidën e radhës.

4.Julian Draxler

Draxler ka pranuar se është duke konsideruar largimin nga PSG-ja, meqenëse nuk është në projektin e skuadrës franceze, derisa pëlqehet nga Leeds United.

5.Christian Eriksen

Pavarësisht që ka vetëm një vit të Interi, Eriksen nuk ka arritur të gjejë vetën në formacionin e Contes dhe pritet të largohet këtë muaj.

Lojtari është i lidhur me kalimin te PSG-ja.

6.Isco

Isco nuk është në planet e Zinedine Zidane, andaj thuhet se ka kërkuar largimin në mënyrë që të luajë të ndonjë skuadër rregullisht për të gjetur vend të Kombëtarja e Spanjës.

7.Sami Khedira

Khedira e ka bërë të qartë se preferon kalimin në Premierligë, ngase është përjashtuar nga skuadra e Andrea Pirlos në Ligën e Kampionëve.

Evertoni dhe Tottenhami janë në garë për shërbimet e gjermanit.

7.Jesse Lingard

Lingard javën e kaluar rinovoi deri në vitin 2022, por e ardhmja mbetet në dyshime sepse këtë edicion nuk ka zhvilluar asnjë minutë në Premierligë.

8.Divock Origi

Origi gjithmonë do këtë vend në zemrat e tifozëve të Liverpoolit për shkak që asaj që bëri në Ligën e Kampionëve, por koha e tij në “Anfield” ka ardhur drejt fundit.

Forma mirë që është duke kaluar Jota ka konfirmuar se 25-vjeçari nuk ka vend në skuadër dhe thuhet se mund të transferohet të Interi.

9.Riqui Puig

Spanjolli gjithmonë i ka mahnitur të gjithë me klasin e tij, por këtë edicion nuk është në planet e Ronald Koemanit.

Ky i fundit ka propozuar ta largojë në formë huazimi, me Arsenalin dhe AC Milanin tejet të interesuar.

Ngjarja paraprake

Trupat turke ofrojnë ndihmë për fëmijët në Sirinë veriore

Ngjarja e ardhëshme

Rusia nis testimet e super-raketës që fluturon 6,200 milje dhe mund të shkatërrojë një zonë sa Franca

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian