Nga do të dalë koronavirusi i ri, që do të shkaktojë pandeminë e radhës?

Për gati dy vjet, në imagjinatën e zakonshme lakuriqi i natës nuk është më vetëm ajo kafsha e çuditshme që fle varur me kokë poshtë. Kjo specie është mbi të gjitha bartësi që lejoi SARS-CoV-2 , koronavirusin që shkakton Covid-19, të bëjë kërcimin (përhapjen) nga kafsha tek njeriu (edhe pse debati mbi origjinën e virusit është ende i hapur).

Për të parandaluar përhapjen e ardhshme të koronavorusëve të ngjashëm, dhe për të parandaluar çdo lloj pandemi në të ardhmen, është e rëndësishme të kuptohet se cilat specie janë duke bartur aktualisht viruse që janë potencialisht të rrezikshëm për njerëzit.

Kësaj perspektive parandaluese i përshtatet një studim i botuar në ”Lancet Microbe“ pjesë e një përpjekjeje më të gjerë kërkimore ndërkombëtare të quajtur VERENA (Nisma e Kërkimit mbi Shfaqjen e Viruseve) , e cila synon të parashikojë se cilat viruse mund të infektojnë njerëzit, duke filluar nga cilat rezervuarë, kafshë, dhe në cilat vendet të botës mund të ndodhë kaapërcimi i viruseve nga kafshët tek njerëzit .

Njohja e mirë e bartësit 

Në 4 muajt e parë të vitit 2020, studiuesit kanë zhvilluar 8 modele të ndryshme statistikore, të cilat janë të afta të parashikojnë se cilat kafshë mund të strehojnë betakoronaviruse (një grup koronavirusësh që është përgjegjës për SARS-in dhe Covid-19).

Çuditërisht, modelet që shfrytëzonin të dhënat në lidhje me ekologjinë dhe evolucionin e lakuriqëve të natës, dhanë rezultate më të sakta se modelet më të avancuara, të cilat përfshinin më pak të dhëna për biologjinë e kafshëve. Në këtë drejtim, “në rast se duam që t’i identifikojmë këto viruse, fillimisht duhet të përvijojmë në detaje profilin e bartëve”- shprehet Kolin Karlson, një nga autorët e studimit.

Rezervuarë të tjerë nën monitorim

Modelet e zhvilluara nga studiuesit ishin në gjendje të identifikonin  si rezervuarë të mundshëm të betakoronavirusit  mbi 400 lloje lakuriqë nate, të përhapura jo vetëm në Azinë Juglindore, por edhe në Afrikën Sub-Sahariane dhe në Hemisferën Perëndimore.

“Është thelbësore të investohet në monitorimin e këtyre kafshëve, për të kuptuar se ku dhe kur mund të bëjnë kapërcimin nga njëra species tek tjetra betakoronaviruset e ndryshme”- thekson Daniel Beker, koordinator i studimit, që shpjegon se si kërkimi ofron “një listë të shkurtër të llojeve kryesore të lakuriqëve të natës, që duhen mbajtur nën vëzhgim, për t’u studiuar më tej”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vota e lirë dhe faqja jonë e zezë

Story i radhës

Ruhuni nga këto shenja! Ja kush prej tyre ka më shumë gjasa të tradhtojë

Të fundit nga