Nga arratia prej policisë te martesa përrallore në Maldive, Fjolla Morina dhe Fisnik Syla rrëfehen publikisht

Fjolla Morina ka folur për herë të parë pas arratisjes nga shtëpia në Kukës ku vuante masën “arrest shtëpie”. Për herë të parë publikisht së bashku me, tashmë bashkëshortin e saj, Fisnik Syla, Fjolla ka rrëfyer për programin “n’Kosovë show” të gjithë kalvarin e gjarë që i është dashur të kalojë deri në këto ditë të lumtura që po jeton.

Këngëtarja, e cila përballet me akuzën për trafik armësh, u largua nga shtëpia ku qëndroi për 4 muaj drejt Kosovës, e më pas udhëtoi drejt vendeve luksoze si Dubai e Maldive, ku edhe u martua me biznesmenin Fisnik Syla.

Fjolla u shpreh se arma që iu gjend në çantë ishte e një miku të saj që kishte ndërruar jetë dhe e mbante për vetëmbrojtje, pasi ishte nënë e vetme e dy vajzave.

Ajo theksoi se nuk e dinte që armën e kishte marrë me vete, pasi kishte harruar që e kishte vendosur në çantë.

“Ishim duke shkuar për një videoklip dhe u nisëm në darkë. Unë mora shumë gjëra me vete, në orën 1 të natës na ndodhi fatkeqësia. Na ndaluan dhe nuk e kisha idenë që kisha diçka me vete në çantë. Mediat e bënë të madhe dhe mua më kanë bërë shumë dëm. Nëse s’do ishte bërë publike nga media do e mbanin private lidhjen.

Arma ka qenë e një miku tim që ka ndërruar jetë, nuk jeton më. I mora 4-5 çanta me vete. Jam nënë e vetme, përkrahje s’kam pasur. Isha burrë e grua në shtëpi. E futa një ditë në çantë dhe e harrova aty. Normal që e mbaj sepse jam e vetme, nuk më kanë ndodhur të qëlloj asnjëherë me armë. Fajësinë e kam pranuar, Fisniku nuk e ka ditur që arma është në çantë. Ishte gabimi im dhe nuk ia fal vetes. Ligj është ligj duhet zbatuar,”– u tha këngëtarja.

Ajo u shpreh se në banesë qëndroi gjatë gjithë periudhës me partnerin e saj dhe ditën kur policia i shkoi në shtëpi për të kontrolluar nëse ishte aty, Fjolla kishte shkuar në spital, pasi vuante nga depresioni.

Por kur mësoi se uniformat blu kishin shkuar në banesë, u frikësua dhe u largua në Kosovë. Ama nuk do t’i largohet drejtësisë, por do të përballet me të.

“Në Kukës kam qëndruar me Fisnikun, nuk më ka lënë vetëm asnjë moment, fëmijët më kanë ardhur atje, por jo shpesh sepse kushtet nuk ishin shumë të mira. Ishte ftohtë, u bënë 4 muaj dhe vajza e vogël filloi të dobësohej, ishte në spital. Më shumë kam kënaqur me Fisnikun në Kukës. Nuk kam frikë prej asgjëje, atë ditë policia ka shkuar në shtëpi dhe unë isha në spital se vuaj nga depresioni, i kam letrat e spitalit. Kur nuk më kanë gjetur, kisha frikë të kthehesha se nuk e dija çfarë më ndodhte. Ndaj nga Kukësi erdha në shtëpi, unë do përballem me gjyqin, s’do i iki drejtësisë,”– tregoi ajo.

Fjolla foli edhe për romancën me biznesmenin Fisnik Syla, madje hodhi poshtë edhe  thashethemet se e kishte ndarë nga bashkëshortja, duke shtuar se kur u lidhën së bashku, ai ishte divorcuar.

Ata u njohën nga një kushëri i saj që jeton në Belgjikë dhe fillimisht kanë qenë shokë, më pas lindi dashuria mes tyre.

“Jemi shumë të lumtur. Kemi 1 vit që njihemi, jemi takuar në Prishtinë, si miq nga një kushëri i imi që jeton në Belgjikë. Fillimisht kemi qenë shokë, pastaj na lidhi dashuria. Fisniku ngacmoi i pari, e shikoja si shok dhe nuk e kisha mendjen aty se unë kam shumë shokë. Na ndryshoi pastaj raporti. Janë shpikur shumë gjëra që nuk janë të vërteta për ne”,- u shpreh këngëtarja.

“Kam qenë i divorcuar para se ta njoh Fjolla Morinën,”– shtoi Fisnik Syla.

“Nuk jam tip që mund të ndaj dikë, me zor nuk mund ta marr sidomos në këtë kohë që jemi”,- përfundoi këngëtarja.

Image
Ngjarja paraprake

Projekti për Gazin Natyror të Lëngshëm në Shqipëri mund të fillojë në vitin 2023

Ngjarja e ardhëshme

Prag lufte në brigjet e Turqisë? 14 flota detare mësyjnë në Detin e Zi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian