Neziri: Ka skenarë për dështimin e regjistrimi

Mund të ketë skenarë nga qarqe nacionaliste që të ketë bojkot të pjesërishëm, të heshtur të regjistrimit, me qëllim që në numrin e përgjithshëm të popullsisë që do të regjistrohej, përqindja e shqiptarëve të jetë më I lartë se c`pritej dhe ky rezultat të paraqitet si inxhinjering partiak mes partnerëve të koalicionit qeverisës dhe opozitës shqiptare me qëllim që ky regjistrim të shpallet I pavlefshëm – kështu vlerëson analisti politik Xhelal Neziri duke thënë se ka skenare për dështimin e regjistrimit.

“Ka indikacione se kjo mund të ndodhë dhe ka indikacione se një skenar I këtillë pastaj mund të delegjitimojë edhe Qeverinë, sidomos partnerin maqedonas në qeveri dhe kështu hapi tjetër është të shkohet në zgjedhje të parakohshme, të cilët mund të paraqiteshin si një lloj referendumi maqedonas “për shpëtimin” e Maqedonisë së Veriut”

Politizimi i këtij procesi statistikor, sipas Nezirit, historikisht është për shkak të konceptimit se shteti është pronë e vetëm një etnie, në këtë rast të maqedonasve etnik dhe se shqiptarët janë parë si pakicë që varen nga ajo që do të vendos shumica.

“Pikërisht ai këndvështrimi kundrejt shqiptarëve si pakicë, që duhet të kënaqet me pak, bën që rritja e përqindjes së tyre të shkaktojë mbase një shqetësim, jo tek të gjithë maqedonasit etnik, por te struktura të caktuar shoqërore por dhe parti politike, që Maqedoninë ende vazhdojnë ta konceptojnë si një shtet ekskluziv të maqedonasve”

Analisti Neziri shpreson se të gjithë aktorët politik do të keni pjekuri dhe seriozitet të parandalojnë skenarët e dështimit të regjistrimit, për shkak se ka dy dekada që vendi nuk ka realizuar këtë operacion statistikor dhe mungesa e shifrave të sakta për numrin e banorëve shkakton probleme të shumta, vecanërisht edhe në listat zgjedhore. /KlanMacedonia

Ngjarja paraprake

Shi e borë, ky është parashikimi i motit për të dielën

Ngjarja e ardhëshme

Turqi, obusët vendas të gjeneratës së re i dorëzohen ushtrisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian