Neymar shkëlqen me dy gola, PSG fiton thellë ndaj Angers

Paris Saint Germain ka vazhduar me fitore, teksa ka triumfuar para adhuruesve të vet ndaj Angers.

Kampioni në fuqi i Francës ka triumfuar me rezultat të thellë 6-1, duke marrë fitoren e katërt radhazi në kampionat.

Vendasit ishin më të mirë në fushë që nga minuta e parë e deri në fund, duke dominuar kundërshtarin.

Alessandro Florenzi e hapi serinë e golave në minutën e shtatë, teksa Neymar në të 36-tën e dyfishoi atë.

Me epërsinë 2-0 të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Edhe në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i parisienëve, teksa Neymar, Draxler, Gueye dhe Mbappe shënuan golat e tjerë.

Golin e vetëm për skuadrën mysafire e shënoi qendërmbrojtësi Traore.

Me këtë fitore, PSG ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me 12 pikë të tubuara pas gjashtë gjirove.

Në anën tjetër Angers mbetet e tetë në tabelë me nëntë pikë

Ngjarja paraprake

Momenti kur avioni ushtarak i Azerbajxhanit goditet nga raketat armene pasi iu shpëton disa prej tyre

Ngjarja e ardhëshme

Filipçe: Komisioni për sëmundje infektive detajisht do t’i kontrollojë pyetësorët anketues

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian