Neymar: Dua të qëndroj tek PSG, shpresoj me Mbappen

Futbollisti i Paris Saint Germain, Neymar, ka folur pas humbjes se djeshme që skuadra e tij e pësoi në kuadër të xhiros së 22-të të Ligue 1 nga Lorient.

PSG humbi ndeshjen naj Lorient me rikthim, dhe Neymar shënoi dy gola që nuk i mjaftuan skuadrës që të arkëtojë pikët.

Neymar, duke folur për “TF1”, u shpreh i lumtur që është pjesë e PSG-së dhe shpreson që edhe Mbappe të qëndrojë.

“Jam shumë i lumtur këtu, ndihem mirë dhe jam adoptuar, jam i qetë”, tha ai.

“Jam i lumtur dhe dua të mbes këtu në PSG. Shpresoj që edhe Kilyan Mbappe të qëndrojë. Natyrisht kjo është dëshira e tifozëve dhe duam që PSG të mbesë një skuadër e madhe”, shtoi ai.

“Dëshirojmë të vazhdojmë kështu dhe të japim maksimumin për klubin”, përfundoi Neymar.

Ngjarja paraprake

MASH: Në rrjetet sociale po shpërndahen lajme të rreme për edukimin seksual

Ngjarja e ardhëshme

QKRMT dënon dhunën policore ndaj 18 vjeçarit në ambientet e stacionit policor në Prishtinë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian