Nexhmedin Spahiu: Shqiptarët pa të tjerët s’bëjnë dot shtet

Nexhmedin Spahiu, analist i njohur nga Mitrovica, ka bërë një koment goxha problematik.

Në fakt, ai zgjodhi t’i komentojë Rron Gjinovcit, duke shkruar se shqiptarët s’kanë aftësi për shtetndërtim.

Sipas Spahiut, shqiptarët mund të qeverisen nga të tjerët.

“Sa po na dhemb kur të tjerët po na thonë troç realitetin e hidhur: shqiptarët pa të tjerët nuk bëjnë dot shtet se nuk kanë aftësi shtetformuese, po serbët munden se kanë aftësi shtetformuese. Shqiptarët mund të qeverisen nga të tjerët por nuk mund t’i qeverisin të tjerët. Qëndrim racist boll po fatkeqësisht I bazuar o Rron Gjinovci .” – komentoi ai.

Story i mëparshëm

Sanksionohen 139 shoferë në Shkup, 13 prej tyre nuk kishin patentë shoferi

Story i radhës

Gjenerali amerikan paralajmëron trupat e tij: SHBA mund të përfshihet në një luftë me Kinën në vitin 2025

Të fundit nga