Newcastle – Liverpool, analizë dhe formacionet e mundshme

Kampioni i Premier Ligës Liverpooli do ta përmbyll vitin 2020, i cili ishte një vit i paharrueshëm dhe historik për skuadrën e Jurgen Klopp, me përballjen kundër Newcastle United.

“Të Kuqtë” do të shikojnë t’iu kthehen rezultateve pozitive, pasi që ndeshjen e kaluar kundër West Brom barazuan me rezultat 1:1.

Liverpooli pas 15 xhirosh ka arritur të regjistroj nëntë fitore, pesë barazime dhe një humbje, kështu duke u pozicionuar në pozitën e parë në tabelë, me gjithsej 32 pikë.

Në anën tjetër, skuadra e Newcastle nuk është duke kaluar nëpër një formë të mirë, ku edhe qëndron në pozitën e 15 në tabelë, me pesë fitore, tre barazime dhe gjashtë humbje, kështu duke arkëtuar gjithsej 18 pikë.

Jurgen Klopp pritet t’i pushojë disa lojtarë dhe me gjasë mund të shohim edhe një paraqitje të Shaqirit dhe Thiago Alcantaras.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni të bashkangjitura më poshtë.

Newcastle United (5-4-1): Darlow; Manquillo, Fernandez, Schar, Clark, Lewis; Ritchie, Longstaff, Hayden, Joelinton; Wilson

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Phillips, Fabinho, Robertson; Oxlade-Chamberlain, Henderson, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mane.

Ngjarja paraprake

OVL e UÇK-së në Malishevë shënoi Ditën e Veteranit

Ngjarja e ardhëshme

Italia planifikon vaksinimin e 15 milion personave deri në prill 2021

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian