Newcastle fiton

Sot u zhvillua ndeshja hapëse mes Newcastle United dhe West Ham në kuadër të xhiros së 32’të në Premier Ligë.

Ndeshja e luajtur në “St James Park” padyshim që ishte një ndër ndeshjet më të bukura të këtij sezoni.

Ekipi i West Ham United i cili po lufton për një vend në top katërshe, në pjesë të parë e pa veten në një disavantazh prej dy golave (2-0) dhe një karton të kuq të mbrojtësit, Craig Dawson.

Edhe pse rrethanat nuk ishin të favorshme për klubin nga Londra, ata ja dolën që të barazojnë rezultatin brenda pesë minutave.

Mbrojtësi Isa Diop, i cili në pjesë të parë shënoi autogol, me një gol me kokë në minutë e 73’të ngushtoi avantazhin dhe pas vetëm pesë minutave, lojtari më në formë në gadishullin Britanik, Jesse Lingard, barazoj gjithçka nga pika e bardhë në minutën e 78’të.  

Kur ndeshja u dok se do të përfundonte me rezultatin 2-2, në skenë u shfaq lojtari i huazuar nga Arsenal, Willock, i cili riktheu avantazhin për Newcastle United bë minutën e 83’të.

Kjo fitore ishte shumë e mirëseardhur për skuadrën e drejtuar nga Steve Bruce, e cila po lufton për mbijetesë në Premier Ligë.

Ngjarja paraprake

Rama ‘hedh fall’ në Gjirokastër dhe nxjerr letrat me numrat e PD dhe LSI

Ngjarja e ardhëshme

Muhamed Halili zgjidhet kryetar i Këshillit të Ambasadorëve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian