New York-u lason pasaportën vaksinë

Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo, ka njoftuar për lansimin e një aplikacioni apo një pasaporte digjitale të vaksinës në mënyrë që ky shtet ameriklan t’iu rikthehet eventeve LIVE.

I dizajnuar në partneritet me IBM-në, Excelsior Pass është një plaftormë falas por vullnetare që e përdor një teknologji të sigurt dhe të dëshmuar për ta konfirmuar nëse një individ është vaksinuar tërësisht kundër koronavirusit, apo nëse së fundi ka rezultuar negativ për virusin, shkruan NME.

Me lansimin e këtij aplikacioni po shpresohet që secili përdorues do ta përdorë një kod QR që do të skanohet nëpër lokacionet dhe bizneset ku filan individi varësisht nga rezultati mund të lejohet apo të mos lejohet brenda.

Excelsior Pass e bën New York-un shtetin e parë amerikan që e fut në përdorim një shërbim të tillë. Kjo pasaportë së fundi është testuar në dy raste ku pjesëmarrës kanë qenë mijëra vetë.

Ngjarja paraprake

Trajneri i Portugalisë tregon se a do të vazhdojë të jetë Ronaldo kapiten i skuadrës

Ngjarja e ardhëshme

Bardhi: Çdo banor i Elbasanit është bashkuar në rrugëtimin tonë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian