Nevzat Bejta feston ditëlindjen, fqinjët i bëjnë surprizë të këndshme

Sot, Nevzat Bejta ka shënuar ditëlindjen e gjashtëdhjetë. E pos urimeve të shumta nga familjarët dhe dashamirët e tij, surpriza i ka ardhur nga banorët e lagjes. Në njërin nga lokalet e këtij lokaliteti, fqinjët ishin grumbulluar dhe me tortë e kanë mirëpritur për të ndrë bashkë gëzimin e ditëlindjes së tij.AdvertisementsE ky gjest i fqinjëve ka emocionuar Bejtën i cili përmes një postimi ka faleminderuar ato për respektin e treguar ndaj tij.“Më besoni që nuk po gjej dot fjalët më të mira për të përshkruar ndjenjën e faleminderimit për banorët e lagjes të cilët më surprizuan sonte me rastin e ditëlindjes sime. Përulem ndaj respektit të treguar ndaj meje sonte dhe për çdo ditë tjetër që po e kalojmë bashkë dhe në harmoni. Fqinjët e mirë janë mirësi e lëshuar nga Perëndia. Faleminderit të gjithë juve dashamirë, që në forma të ndryshme më uruat ditëlindjen. U jam mirënjohës për jetë”, shkruan Bejta.Nevzat Bejta sot feston ditëlindjen e gjashtëdhjetë.

Ngjarja paraprake

Pixel 6 dhe Pixel 6 Pro janë smartfonët e parë me procesorin e Google

Ngjarja e ardhëshme

A po e realizon Taravari amanetin e Gruevskit? (VIDEO)

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian