Nevojë për unitet me popullsinë indigjene, Australia ndryshon himnin

Australia ka ndryshuar një fjalë në himnin e saj kombëtar për të pasqyruar atë që kryeministri i vendit Morrison e quajti “fryma e unitetit” , në lidhje me popullsinë indigjene të vendit.

Kryeministri australian Scott Morrison njoftoi se rreshti i dytë i himnit, është ndryshuar nga “ne jemi të rinj dhe të lirë” në “ne jemi një dhe i lirë”.

Ky ndryshim hyri në fuqi këtë të premte, në ditën e parë të vitit 2021.

“Është koha për të siguruar që ky unitet i madh të pasqyrohet më shumë në himnin tonë kombëtar,” tha Morrison, duke shtuar se Australia ishte “kombi më i suksesshëm multikulturor në Tokë”.

Populli indigjen i Australisë quhet gjithashtu edhe Bushmen. Ekziston një teori sipas së cilës Bushmenët janë njerëzit më të vjetër në Tokë. Antropologët thonë se populli indigjen i Australisë është i ndarë në tre lloje të dallueshme, me më shumë se 500 gjuhë që fliteshin në kontinent në kohën e zbarkimit të evropianëve.

Profesionet kryesore të aborigjenëve australianëve ishin gjuetia, grumbullimi, ndërtimi. Për 2-3 vjet pas pushtimit të kontinentit nga europianët, më shumë se gjysma e të gjithë aborigjenëve australianë që ranë në kontakt me të huajt nga Europa vdiqën nga sëmundje dhe viruse të panjohura. Arsyeja është se njerëzve indigjenë të Australisë u mungonte imuniteti natyror.

Për një kohë të gjatë, qeveria Australiane ka hezituar t’u kërkojë falje aboigjenëve për padrejtësitë dhe politikat për të shkatërruar racën e tyre. Aborigjenët arritën të drejta të barabarta me banorët e tjerë të vendit vetëm në vitin 1967. Sidoqoftë, pasojat e kolonizimit ndihen ende.

Ministri Ken Wyatt tha në një deklaratë se ai ishte pyetur për ndryshimin në himn dhe  kishte dhënë mbështetjen e tij.

Wyatt është personi i parë Indigjen në Australi i zgjedhur në dhomën e ulët të Parlamentit federal, dhe tha se ndryshimi i një fjale në himn ishte “i vogël në natyrë, por i rëndësishëm në qëllim”.

Ngjarja paraprake

Messi largohet nga Barcelona?

Ngjarja e ardhëshme

“Shet dështimet si suksese” Basha sulmon Ramën: Shumë pak vaksina! Shkoi në New York për këpucë të reja

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian