Neutralizohen afër 150 terroristë të PKK/YPG-së brenda 10 ditëve

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë neutralizuar 20 terroristë të PKK/YPG-së, ndërsa në 10 ditët e fundit ky numër ka shkuar në 147, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e ministrisë thuhet se lufta kundër terrorizmit vazhdon në një mënyrë të vendosur, efektive dhe të fuqishme.

“Forcat e Armatosura Turke heronj, në 24 orët e fundit kanë neutralizuar 20 terroristë të PKK/YPG-së, ndërsa në 10 ditët e fundit 147 terroristë të YPG/PKK”, thuhet në deklaratë.

Autoritetet turke përdorin fjalën “neutralizim” për terroristët e vrarë, të kapur apo që janë dorëzuar.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e afro 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.



.. .

Ngjarja paraprake

Klevis Xhoxhi, zgjidhet prefekti i ri i Elbasanit, zëvendësoi Maksim Malaj

Ngjarja e ardhëshme

Berisha para ndeshjes me Maqedoninë: Na pret një ndeshje e madhe

të fundit nga