Neutralizohen 2 terroristë në Turqi

Forcat turke të sigurisë neutralizuan të paktën 2 terroristë në juglindje të vendit, bëri të ditur sot Ministria e Brendshme e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Terroristët e armatosur u vunë në shënjestër në një operacion të mbështetur nga ajri nga forcat e xhandarmërisë në rajonin e malit Judi të provincës Sirnak, tha ministria në një deklaratë, duke shtuar se operacioni po vazhdon në rajon.

Deklarata nuk specifikoi përkatësinë e terroristëve, por grupi terrorist YPG/PKK ka qenë aktiv në Turqinë lindore dhe juglindore.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e gati 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.



.. .

Ngjarja paraprake

Nëse i përdorni kështu fiqtë e thatë dhe vajin e ullirit do shëroheni nga sëmundja që prek shumicën e shqiptarëve

Ngjarja e ardhëshme

Djali i reperit shqiptar përplaset nga makina dhe përfundon në spital, ja si është gjendja e tij

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian