Netflix kërkon ti japë fund praktikës së shpërndarjes së llogarive

Netflix ka vendosur të bëjë diçka në lidhje me shpërndarjen e paautorizuar të llogarive.

Pas testimit të sistemit të njoftimeve vitin e kaluar që ju kërkohej përdoruesve të blejnë abonimin e tyre Netflix, kompania njoftoi se një testim i ri do tu japë mundësinë përdoruesve të paguajnë ekstra në mënyrë që përdorues të tjerë jashtë familje të përdorin llogarinë e tyre.

Abonentët e Netflix do të mund të shtojnë dy anëtarë në llogarinë e tyre për 2.99 dollarë secili dhe ata përdorues do të marrin kredencialet e tyre Netflix, rekomandimet dhe profilet.

Për më tepër Netflix do ti lejojë këta përdorues të transferojnë llogaritë e tyre të bashkëngjitur në një llogari më vete. Gjithsesi këto funksionalitete janë në fazë testimi dhe Netflix ende nuk ka vendosur ti lançojë globalisht por vetëm për një numër të kufizuar vendesh.

Praktika e shpërndarjes së llogarive mes përdoruesve është diçka e ndaluar nga Termat e Shërbimit të kompanisë dhe është diçka që shumë njerëz e bëjnë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Strukturat kriminale në drejtësi, ngulmojnë në riciklimin e kuadrit!

Story i radhës

Abuzim nga ana e qytetarëve, reagon Fondi për sigurim shëndetësor: Sqarojmë procedurën e referimit për trajtim jashtë vendit

Të fundit nga