Netflix kalon 200 milionë abonentë

Gjiganti i streaming Netflix po njoftoi ditën e Mërkure se ka mbi 200 milionë abonentë, shifra të cilat u rritën ndjeshëm gjatë pandemisë së koronavirusit.

Në raportin e tremujorit të katërt të 2020-ës, Netflix raportoi 204 milionë përdorues në mbarë botën. Gjatë vitit të kaluar shtoi 37 milionë përdorues të rinj duke gjeneruar 25 miliardë dollarë të ardhura dhe 4.6 miliardë dollarë fitim.

Tremujori i parë pati rritjen më të madhe me 15.8 milionë abonentë kjo për shkak të impaktit që karantina e Covid-19 pati. Në tremujorin e parë të këtij viti analistët presin vetëm 6 milionë abonentë të rinj.

83% e abonentëve erdhën jashtë SHBA dhe Kanadasë. Evropa, Lindja e Mesme dhe Azia përbënin 41% ndërsa SHBA dhe Kanadaja shënuan rritje me vetëm 860 mijë.

Netflix tha se shërbimet konkurruese të Disney, WarnerMedia dhe Discovery bënë që të investonte më tepër në përmbajtje origjinale. Shfaqjet si The Crown dhe Bridgerton me filma The Midnight Sky dhe Over the Moon kanë qenë të gjitha hite gjatë gjysmës së dytë të 2020-ës. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Super operacion në Rinas/ Arrestohen 14 policë, doganierë dhe tregtarë

Ngjarja e ardhëshme

David dhe Victoria Beckham do ndërtojnë një bodrum vere brenda shtëpisë së tyre

të fundit nga