Netanyahu: Nuk ka pika të fshehta në marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara Arabe

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve të arritur muajin e kaluar me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) nuk ka pika të fshehta, raporton Anadolu Agency (AA).

Netanyahu mbajti një fjalim në kuvend para miratimit të marrëveshjes së nënshkruar me EBA.

Ai shprehu shpresën për të nënshkruar marrëveshje të ngjashme edhe me shtete tjera arabe, duke folur edhe rreth negociatave për të përcaktuar kufirin e diskutueshëm midis Libanit dhe Izraelit.

“Këto negociata mund të jenë shenja të para të paqes që mund të sigurohet në të ardhmen, por nuk do të ketë paqe me Libanin përderisa është nën kontrollin e Hezbollahut”, tha Netanyahu.

Ai mohoi pretendimet se ka pika të fshehta në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve të nënshkruar me EBA-n më 14 shtator.

Marrëveshja pritet të miratohet në kuvend me mbështetjen e të gjitha partive përveç Bllokut të Listës së Përbashkët Arabe.



. .

Ngjarja paraprake

Haskuka: Lajmi se në QKMF në Prizren po kryhen edhe testet serologjike edhe analizat është i pavërtetë

Ngjarja e ardhëshme

Vihen në pranga 10 persona, anëtarë të një grupi të organizuar për trafikim migrantësh

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian