netanyahu ndihma humanitare duhet te vijoje ne gaza pavaresisht ndalimit te unrwa 6720135c7da0a

Netanyahu: Ndihma humanitare duhet të vijojë në Gaza pavarësisht ndalimit të UNRWA

October 29, 2024
1 minut lexim

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka theksuar se “ndihma e qëndrueshme humanitare” duhet të vazhdojë të rrjedhë në Gaza, pavarësisht se parlamenti izraelit miratoi dy ligje të hënën që ndalojnë operacionet e UNRWA-së në vend dhe kufizojnë ashpër aftësinë e saj për të punuar në enklavë.

Në një seri postimesh në mediat sociale, zyra e Kryeministrit (PMO) akuzoi stafin e UNRWA-së si “të përfshirë në aktivitete terroriste kundër Izraelit” për të cilat ata duhet të mbahen përgjegjës, shkruan CNN.

“Meqenëse shmangia e një krize humanitare është gjithashtu thelbësore, ndihma e qëndrueshme humanitare duhet të mbetet e disponueshme në Gaza tani dhe në të ardhmen”, shtoi PMO.

UNRWA ka hedhur poshtë me forcë akuzat e Izraelit, duke theksuar në maj se nuk kishte “absolutisht” arsye për të përshkruar “institucionin në tërësi” si “totalisht të infiltruar” nga militantët.

Agjencia mbështet rreth gjashtë milionë palestinezë në Gaza, Bregun Perëndimor, Jordani dhe gjetkë në Lindjen e Mesme, duke u ofruar atyre ushqim, arsim dhe shërbime mjekësore.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

pime dhe u ngritem drejt e ne shtrat dhe beme sks mendoj se e perdhnova 672005ffcfaa3
Story i mëparshëm

“Pimë dhe u ngritëm drejt e në shtrat dhe bëmë s*ks, mendoj se e përdh*nova…”

problemet me sksin pas menopauzes zbuloni disa nga menyrat per te perballuar sfidat 67201412dbb86
Story i radhës

Problemet me s*ksin pas menopauzës, zbuloni disa nga mënyrat për të përballuar sfidat

Të fundit nga

Victoria Silvstedt magjepëse me fustan rozë

Victoria Silvstedt preu një figurë magjepsëse teksa mori pjesë në premierën e filmit Sirat në Festivalin e Filmit në Kanë në Francë të enjten. Modelja, 50 vjeçe, u sigurua që të gjithë

Franca padit Iranin në GjND

Franca ka ngritur një padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), duke e akuzuar Iranin për shkelje të detyrimeve ndërkombëtare në lidhje me ndalimin dhe trajtimin e dy shtetasve të saj, Cécile
ShkoLartë