Netanyahu: Fushata ndaj militantëve palestinezë do të vazhdojë sa të jetë e nevojshme

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se fushata e vazhdueshme kundër militantëve palestinezë, tani në ditën e saj të gjashtë, “do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Kryeministri foli të
shtunën nga selia e Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit në Tel Aviv dhe lëshoi
një paralajmërim për udhëheqësit e grupit militant Hamas pas një serie sulmesh
ajrore që synuan zyrtarë dhe komandantë të nivelit të lartë.

“Ju nuk mund të fshiheni – jo mbi tokë, dhe jo nën tokë. Askush nuk është imun”, tha Netanyahu.

Udhëheqësi izraelit shtoi se nuk kishte “asnjë fushatë më të drejtë ose morale” sesa Izraeli kundër Hamasit në Rripin e Gazës dhe falënderoi presidentin Joe Biden dhe udhëheqësit e tjerë të botës për mbështetjen e tyre. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Ç’nuk bën leximi

Ngjarja e ardhëshme

Pas ngjitjes në Superligë, flet ‘Lewandowski’ i Malishevës: Nuk do të jemi pjesë e Superligës vetëm si numër

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian