Brukseli duhet ta dëgjojë direkt dhembjen përvëluese të prindërve të të pagjeturve shqiptarë në Kosovë , që i rrëmbeu Serbia në vitet 1998/99, dhe nuk po e zbardhën fatin e tyre.
Serbia më e organizuar, më e mobilizuar dhe më e përkushtuarpër ti kërkuar eshtrat e ushtarëve serbë, vrasës dhe okupues në Kosovë.
Kosova e painteresuar, indiferente dhe e përgjumur për zbardhjen e fatit të shqiptarëve të pafajshëm të të gjitha moshaveë e gjinive që i rrëmbyen ushtria, paramilitarët dhe policia e Serbisë.
Kosova kërkon nga Serbia zbardhjen e fatit e shqiptarëve të pafajshëm të gjitha moshave e gjinive që i rrëmbeu soldateska serbe.
Serbia kërkon nga Kosova eshtrat e ushtarëve vrasës dhe okupues serbë që u vranë në betejën e Koshares, ku ushtarët e UÇK-së duke mbrojtur pragun dhe nderin e shtëpisë dolën fitues dhe ua futën tmerrin ushtarëve serbë.
Kjo është pasqyra e padrejtësisë që u bëhen Kosovës dhe shqiptarëve, qoftë nga udhëhqeqësit e derisotëm të Kosovës, qoftë nga udhëheqësit e shteteve të demokracisë ndërkombëtare.
Nesrete Kumnova duhet të jetë pjesë e delegacionit të Kosovës në takimet Kosovë-Serbi në Bruksesl për të pagjeturit.
Avdullah Hoti, kryeministër i Kosovës dhe Meliza haradinaj, ministre e Jashtme ë Kosovës, më datë 7 tetor 2020, nuk u denjuan dhe nuk patën guximin, të shkojnë e të raportojnë për çështjen e të pagjeturve para Komisionit Parlamentar në Kosovë për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut , por dërguan përfaqësuesit e dikasteteve të tyre. Kjo flet qartë për papërgjegjshmërinë e ekzekutivitë të Kosovës.
Udhëheqësit e derisotëm të Kodovës nuk patën ndjenja kombëtare e njerëzore, dhe nuk u angazhuan seriozisht tashmë 21 vite për zbardhjen e fatit të 1650 shqiptarëve të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive që i rrëmbyen nga shtëpitë shqiptare në Kosovë, ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë.
Nesrete Kumnova, kryetare e Shoqatës “Thirrjet e Nënave” më datë 7 tetor 2020, deklaroi se, “ Dua të jem pjesë e bisedimeve në Bruksel për të pagjeturit, për ta kërkuar birin tim Albionin dhe bijtë e bijat shqiptare që i rrëmbeu Serbia. Serbisë duhet ti vendosen kushte pasi pala ndërkombëtare është ndërmjetësuese. Qeveritarët tanë duhet të shkojnë me kërkesa legjitime e të drejta. Unë jam e interesuar të marr pjesë në bisedimet në Bruksel. Për këtë do ti dërgoj kërkesë edhe kryeministrit të Kosovës”.
Sugjerimi ynë është që nëse Avdullah Hoti, kryeministri i Kosovës nuk i përgjigjet pozitivisht kërkesës së Nesrete Kumnovës, ajo me të njejtën kërkesë ti drejtohet edhe Parlamentit të Kosovës.
Nesrete Kumnova , shtoi se, “Ne kemi informacione , i njohim serbët me emër e mbiemër . Ata kanë qenë vendas të qytetit tonë, ata kanë hy në oborret e shtëpive tona dhe i kanë rrëmbyer djemtë dhe vajzat tona. Të na tregojnë ku i kanë dërguar dhe me na i kthy djemtë tanë.
I kemi të dhënat , shënimet që i kemi mbledhur nga familjarët , e kemi librin , dokumentet . Njerëzit janë me emër e mbiemër”, tha në fund Nesrete Kumnova.
Në WEB faqen e “Bota Sot” në rubrikën e lajmeve të datës 7 tetor 2020 , patëm rastin gjithashtu të informohemi se, “Serbia i kërkon eshtrat në Koshare. Nga Serbia në Kosovë erdhën anëtarët e Komisionit për personat e pagjetur . Ata po kërkojnë eshtrat e ushtarëve serbë që mbetën të vrarë në Betejën e Koshares”.
Koha po i dëshmon padrejtësitë që po u bëhen Kosovës dhe shqiptarëve.
Serbia po kërkon eshtrat e ushtarëve kriminelë, vrasës, masakrues e pushtues serbë, të cilët në vitet 1998/99 kryen agresion gjenocidal në Kosovë, duke vrarë , masakruar shqiptarwt e pafajshëm e duarthatë, dhe duke bërë edhe spastrim etnik të shqiptarëve për ta okupuar Kosovën.
Në këtë agresion gjenocidal Serbia vrau e masakroi më shumë se 13 mijë shqiptarë të pafajshëm të të gjitha moshave e gjnive, në mesin e tyre edhe 1500 fëmijë, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.
Serbia dhunoi më shumë se 20 mijë femra shqiptare.
Serbia rrëmbeu 1650 shqiptarë të të gjitha moshave e gjinive, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.
Serbia e bëri shkrumb e hi Kosovën.
Serbia shkaktoi eksodin e më shumë se 1 milion shqiptarëve për të shpëtuar nga vdekja.
Serbia tani po i kërkon eshtrat e ushtarëve të vrarë në Betejën heroike të Koshares, ku ushtarët e UÇK-së duke mbrojtur pragun dhe nderin e shtëpisë triumfuan dhe ua futën tmerrin në palcë ushtarëve okupues të Serbisë.
E vëteta mbështetet në faktin se Serbia kërkon eshtrat e ushtarëve vrasës dhe okupues në Kosovë.
Ndërsa Kosova kërkon të zbardhet fati i shqiptarëve të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive, të cilët i rrëmbeu Serbia gjatë agresioni gjenocidal në Kosovë.
Tërë kjo është e pastër, e qartë si loti dhe bardhë si bora, por që për fat të keq udhëheqësit e derisotëm të Kosovës tashmë 21 vite, nuk e përfillën këtë të vërtetë.
Kjo situatë e dëshmuar faktike, nxjerr në shesh pafytyrësinë dhe tradhëtinë e udhëheqësve të derisotëm të Kosovës , që nuk deshtën ti dalin zot Kosovës.
Kjo situatë e dëshmuar faktike, nxjerr në shesh dyfytyrësinë dhe hilet e shteteve të demokracisë ndërkombëtare ndaj Kosovës viktimë e paqedashëse.