Nesër zhvillohet finalja e Ligës së Evropës, ja paralajmërimi i shefit të policisë së Spanjës

Shefi i policisë së Spanjës ka paralajmëruar për rrezikun e mundshëm që pritet të ndodh në qytetin e Sevillas, ku thuhet se 150,000 tifozë të Rangers dhe Eintracht Frankfurt do të udhëtojnë për ta shikuar finalen e madhe të Ligës së Evropës.

Nesër me fillim nga ora 21:00, stadiumi “Ramon Sanchez Pizjuan” do të jetë nikoqir i finales së Ligës së Evropës mes skuadrës gjermane, Eintracht Frankfurt, dhe asaj skoceze, Rangers, përcjell KosovaPress..

“Do të ketë shumë njerëz me shumë alkool, shumica prej tyre pa bileta të ndeshjes, dhe me punimet e shumta në qytet, kjo mund të jetë një përzierje e cila mund të sjellë probleme të shumta”, tha Juan Carlos Castro Estevez, Komisioner i Përgjithshëm i Spanjës për Sigurinë e Qytetarëve, gjatë një mbledhjeje me zyrtarët më të lartë të Policisë Nacionale të Spanjës.

Po ashtu, Estevez tha që priten të jenë 100,000 tifozë të Rangers, me 50,000 nga Frankfurt, ndërsa dy klubet do të luftojnë për titullin që do t’i kualifikojë ata në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Estevez paralajmëroi se ky operacion i policisë do të jetë një nga “sfidat më të vështira që ata kanë pasur ndonjëherë”, ndërsa tha se është i bindur se kjo gjë mund të kalohet pa probleme të mëdha.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Konferencë për Evropën juglindore në Paris, Bytyqi: Rinia potencialin ta shfrytëzojë në vend

Story i radhës

Amber Heard kërcënohet me vdekje nga fansat e Johnny Depp

Të fundit nga