Nesër vendoset kampioni i ri, Istogu apo Vushtrria

Gjithçka do të dihet nesër se cila skuadër do të jetë kampion i ri i Kosovës, Istogu apo Vushtrria. 

Në seri të fitoreve janë 1:1 në kuadër të finaleve të play-off-it të Superligës së Kosovës në hendboll. 
Istogu përgatitet për festë sikurse edhe Vushtrria. 

Trajneri Faruk Shala me vashat e Istogut beson fuqishëm në fitore, ndërsa Arben Parduzi me Vushtrrinë shpresojnë në befasi dhe në fund të çojnë titullin në Vushtrri.

“Nesër në orën 19.00 në palestrën e sporteve në Istog zhvillohet ndeshja e tretë finale e kampionatit të Kosovës.

Istogu synon që për herë të parë të shpallet kampion i Kosovës në shtëpinë e vet, në Istog.

Ndeshja do të transmetohet në RTV21 plus. Na priftë e mbara!”, shkruan KHF Istogu.

Ngjarja paraprake

Interesim për të drejtat e njeriut apo për shtrimje të ndikimit rus në Kosovë

Ngjarja e ardhëshme

Juventus nuk po kalon mirë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian