Nesër nis shembja tek ‘Unaza e Madhe’/ Balluku: Punimet do zgjasin për 4 muaj! Jaupaj: Ja rrugët alternative!

Nga dita e nesërme fillojnë shembja e disa objekteve në zonën e Astirit ndërkohë që do të fillojnë punimet për pjesën e tretë të kësaj rruge. Punimet do të zgjasin 4 muaj ndaj trafiku do jetë i kufizuar.

Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupaj njoftoi se nga nesër (20 tetor) do të kufizohet trafiku në zonën e Unazës së Madhe tek ish sheshi “Shqiponja” pasi do të shemben disa objekte tek zona e Astirit. Ai i bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që vijnë në Tiranë për të gjetur rrugë alternative.

“Ne do të bëjmë ndryshim të planit të veprimit të policisë. Do të shtojmë forcat e policisë. Bashkia do na vijë në ndihmë me korsinë e emergjencës. Do mbajmë një korsi emergjencash ndërsa pjesën tjetër do ta menaxhojmë në tre korsi hyrjen në Tiranë. Do të menaxhojmë këtë trafik dhe kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve. Rruga e Elbasanit do të na ndihmojë. I bëj thirrje drejtueseve të mjeteve që e kanë të domosdoshme të vijnë në Tiranë të gjejnë rrugë alternative. Mund të aksesohet edhe rruga e Ndroqit. Qytetarët të eliminojnë lëvizjet e pa domosdoshme nga dogana. Të përdoret edhe rruga nga Rrogozhina deri në Elbasan për të ardhur nga Rruga e Elbasanit. Nesër fillon prishja e godinave të shpronësuara për t’i hapur rrugë rrugës së Treshit. Do krijohet rrethrrotullimi në zonën e Astirit”, tha Jaupaj.

Ndërkohë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku u shpreh se nga nesër do të fillojë dhe shembja e ndërtesave për t’i hapur rrugë ndërtimit të lotit të tretë të rrugës dhe se punimet do të zgjasin përreth 4 muaj. Gjatë kësaj periudhe trafiku do të vijojë të mbetet i kufizuar.

“Kemi ardhur në kantierin e Shqiponjës pas na duhet t’i tregojmë qytetarëve të Tiranës se këtu punohet ditë e natë. Deri tani punimet kanë qenë nëntokë. Qytetarët shikojnë bllokimin dhe mendojnë se nuk po punohet. Nyja e Shqiponjës është mjaft e rëndësishme dhe me tre nivele që do të shpërndajë të gjithë trafikun”, tha Balluku.

Drejtori i ARSH Ergys Verdho tregoi si do orientohet lëvizja e automjeteve përgjatë 4 muajve që do të kryhen punimet në këtë zonë.

“Është kaluar çdo afat për punimet. Në fazën e parë dhe të dytë të menaxhimit të trafikut. Këtu vijnë nga Durrësi për në Tiranë. Faza e parë parashikonte punimet nga pjesa e Paskuqanit. Tubi i tretë vjen nga Pallati me Shigjeta. Këto janë realizuar. Faza e tretë e punimeve derivon në tubin e dytë dhe tubin e tretë. Ky është operacioni më i vështirë që po kryejnë në këto momente. Plani i menaxhimit të trafikut na kërkon që këtë hapësirën ne ta bllokojmë në 4 muajt e ardhshëm. Më e forta është se ne do shkojmë deri te Astiri me një rrethrrotullim për ata që duan të hyjnë në Tiranë“, – tha Ergys Verdho.

Ngjarja paraprake

Llapi nënshkruan me portierin nga Afrika e Jugut

Ngjarja e ardhëshme

SHBA padit 6 agjentë rusë për sulm ndërkombëtar kibernetik

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian