Nesër mot i vranët me shi, ndërsa pasnesër rënie të temperaturës

Shkup, 6 tetor 2020 (MIA) – Moti nesër do të jetë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 8 deri në 16 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 17 deri në 29 gradë, informon Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Edhe të enjten do të ketë shi lokal, kryesisht në pjesët perëndimore, ndërsa do të fryjë erë e përforcuar veriperëndimore, e cila do të ketë kushte të rënies së konsiderueshme të temperaturës së ditës. Më pas në ditët në vijim moti do të jetë stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa ato të ditës do të jenë në rritje graduale. fb/

Ngjarja paraprake

Prej sot numër më i madh i autobusëve të NQP, disa nga linjat sipas itinerarit veror

Ngjarja e ardhëshme

Erdoğan: Sot në shumë vende perëndimore racizmi dhe Islamofobia mbrohen nga vetë shteti

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian