​Nesër hapet pishina e Gërmisë

Pishina e vetme në Prishtinë nga nesër, 25 qershor, do të hapë sezonin veror nga ora 10:00.

Menaxhmenti i pishinës së Gërmisë thotë se ka kryer përgatitjet e nevojshme për fillimin e sezonit të ri veror.

Në pishinë janë angazhuar stafi profesional, duke filluar nga sigurimi fizik, shpëtimtarët, autoambulanca me mjekun dhe teknikun, si dhe mirëmbajtësit.

Edhe këtë sezon hyrja për të rritur do të mbetet e njëjta dy euro, ndërsa për fëmijë një euro.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si të aplikoni produktet vetë-nxirëse pa e dreqosur lëkurën

Story i radhës

Kallash, thika dhe të “bardhë”, policia shoqëron 60 persona në shkollat e Ferizajt

Të fundit nga