neser do te kete kufizime ne komunikacionin e shkupit ndryshime edhe ne linjat e autobusit 654fa8fb56065

Nesër do të ketë kufizime në komunikacionin e Shkupit, ndryshime edhe në linjat e autobusit

November 11, 2023
1 minut lexim

“Nëpër rrugët e Shkupit 2023” është aktiviteti ndërkombëtar i vrapimit që do të krijon kufizime nëpër komunikacionin e qytetit të Shkupit, për çka edhe linjat e autobusit në transportin publik kanë ndryshuar, transmeton Portalb.mk.

“Vrapimi do të zhvillohet me trase të lëvizjes nga “Porta Maqedonia”, Sheshi “Maqedonia”, rr. “Nikolla Vapcarov”, pastaj majtas nëpër rr. “Dimitrie Çupovski”, pastaj nëpër rr. “11-të Tetori”, majtas nëpër rr. “Filipi i II i Maqedonisë”, përsëri majtas nëpër rrugën e aksesit për në QTQ dhe djathtas drejt cakut në “Porta Maqedonia” në Shkup”, njoftoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Vrapimi pritet të fillon në ora 16:30, ndërsa aktiviteti do të organizohet nga Federata e Atletikës në Maqedoninë e Veriut.

Ndërmarrja për Qarkullim Publik “Shkup” sot ka njoftuar që nesër do të ketë ndryshime të linjave të autobusëve në periudhën prej orës 16:00 deri 18:00 për shkak këtij aktiviteti.

MARKETING

RENT A CAR

ana kabashi feston ditelindjen realizon fotosesion dhe i ben nje dedikim te vecante vetes 654fa8868a7c2
Story i mëparshëm

Ana Kabashi feston ditëlindjen – realizon fotosesion dhe i bën një dedikim të veçantë vetes

agim ademi i pranishem ne fadil vokrri 654fa9eaec8eb
Story i radhës

​Agim Ademi i pranishëm në “Fadil Vokrri”

Të fundit nga

ShkoLartë