Nesër dita pa makina, ende nuk dihet cilat rrugë do të bllokohen

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka njoftuar se ditën e nesërme qytetarët në Tiranë do të duhet të lëvizin pa makina.

Sipas Veliajt, Bashkia e Tiranës i është bashkuar nismës së qeverisë shqiptare, për kursimin e energjisë elektrike dhe karburantit, ndërkohë që fokus i jepet edhe ajrit të pastër.

E di qe femijet mezi e presin nje dite pa makina, ndaj neser E marte 22 Mars, si dite pushimi zyrtar, do rikthejme serish harene e ajrin e paster ne Tirane duke ju bashkuar nismes se qeverisë, per qytetet qe kursejne nafte e tym, e levizin shendetshem!” – shkruan Veliaj.

Ndër të tjera, nuk jep detaje në lidhje me rrugët që do të bllokohen, dhe as nëse kjo përfshin edhe mjetet e transportit publik, apo sektorin privat që e ka të detyruar të jetë në punë gjatë ditës së nesërme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kurti për “La Repubblica”: Vuçiç është kukull e Putinit

Story i radhës

Ekzekutohet shefi i Krimeve të Policisë në Bosnjë

Të fundit nga