Nëse s’ke Covid askush nuk të ndihmon! Gruaja: Motra dergjet në krevat prej 1 viti, mjekë s’ka!

Përqendrimi i shëndetësisë spitalore ndaj Covid, po shkakton probleme  në trajtimin  e të sëmurëve të tjerë. Kjo situatë është problematike edhe në rrethe.

Teuta nga Elbasani, prej ditësh kërkon ndihmën e mjekut neurolog për motrën.

“Kam motrën 72 vjeçare. Ka një vit që dergjet në krevat. Vete tek neurologu, ka dal me dëmtime në tru. I thashë ka mundësi të vish ta shikosh në shtëpi këtë të sëmurë, sepse meqë është koha e virusit, nuk duhet të dal e sëmura që nuk ka virus. Ajo është e krevatit, me kateter, as ha as pi. Konkretisht më tha unë nuk vij merr ambulancën çoje në spital. Si mund ta çoj unë…., dje ka pas kriza”, thotë ajo.

Teuta thotë se nuk ka mundësi financiare për ta çuar motrën në spital privat.

“Duhen lekë. Unë lekë nuk kam. 100 mijë lekë pension më ka dhënë shteti. S’më dalin të paguaj ilaçet e asaj. Këtu janë të gjitha ilaçet me lekë”.

Staticienët kanë ngritur alarmin për rritjen e numrit të vdekjeve.

Kjo për shkak të neglizhencës nga sistemet spitalore të sëmundjeve të tjera.

Në tre mujorin e tretë në vend u regjistruan 1288 vdekje më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Ngjarja paraprake

Rekord i zi në Maqedoninë e Veriut: 40 viktima dhe 591 raste të reja në 24 orët e fundit

Ngjarja e ardhëshme

Këta janë babë e bir që brenda ditësh vdiqën nga koronavirusi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian