Nëse Messi bashkohet me Neymarin te PSG– këto janë tri formacionet më të mundshme të parisienëve

Ka shumë fjalë se Lionel Messi do të largohet nga Barcelona kur kontrata e tij skadon më 30 qershor, gjë që ka alarmuar një mori klubesh por më së shumti Paris Saint-Germainin dhe Manchester Cityn.

Marca është përqendruar në klubin e parë të lidhur me të, pasi kjo do të shihte 33-vjeçarin të ribashkohej me Neymar.

Së pari, ekziston çështja se kush do të jetë trajneri i tyre i ardhshëm pasi Thomas Tuchel u largua. Favoriti për të marrë drejtimin është Mauricio Pochettinon.

Pastaj, do të duhet të ketë disa vendime interesante të marra në “Parc des Princes”. Angel Di Maria, Juan Bernat dhe Julian Draxler të gjithëve iu përfundojnë kontratat më 30 qershor, që do të thotë se ata – si Messi – mund të flasin me klube të tjera nga 1 janari, ndërsa marrëveshjet e Neymar dhe Kylian Mbappe skadojnë në 2022.

Huazimet të Alessandro Florenzi , Danilo Pereira dhe Moise Kean do të përfundojnë të gjithë në qershor, gjithashtu.

Largimet e Di Maria dhe Draxler lirojnë hapësirën e pagave në mënyrë që të financojnë një pjesë të pagave të Messit, ndërsa rinovimet e Bernat, Neymar dhe Mbappe, shihen si përparësi nga klubi.

Ekziston edhe situata e Mauro Icardi, i cili u përfol për një marrëdhënie të dobët me Messin në të kaluarën. Ai mund të largohet.

Pra, si mund të duket PSG me Messin në formacion ?

Marca supozon që Pochettino është emëruar trajner dhe se ai luan me sistemin 4-2-3-1, që përdori në Tottenham.

Gazeta spanjolle ka bazuar formacionet me Di Maria e Draxler të larguar, ndërsa Bernat, Neymar dhe Mbappe në PSG.

Ky formacion do të shihte Messin, Mbappen dhe Neymarin të rreshtohen si treshe e sulmit, me Ander Herrera që siguron mbështetje nga mesfusha.

Leandro Paredes dhe Marco Verratti do të ishin lojtarët e mesfushës.

Portier Keylor Navas, ndërsa në mbrojtje Bernat, Kimpembe, Maqruinhos dhe Dagba.

Image

Formacioni i dytë

Në këtë formacion është supozuar që PSG do të mbajë Icardin dhe me të në sulm do të kishin një katërshe të frikshme.

Mbrojtja nuk ndryshon, por Idrissa Gueye do të futej në mesfsushë për ekuilibër.

Messi do të ishte truri, duke shfrytëzuar shpejtësinë e Neymar dhe Mbappe në krahë dhe saktësinë në zonë të Icardit.

Image

 

Formacioni i tretë

Ky formacion është shumë i ngjashëm me të dytin, me Pablo Sarabia që hyn në vend të Icardit dhe Mbappe që luan rolin e sulmuesit.

Ander Herrera do të futej në vend të Gueye, gjithashtu.

Futja e dy spanjollëve do të sjellë më shumë energji në lojën e PSG, pasi të dy Sarabia dhe Herrera janë të njohur për shkallën e tyre të punës. Kjo do t’i jepte lirinë Messit dhe Neymarit për të krijuar një shanse për shokët e tyre të skuadrës.

Image
Ngjarja paraprake

Ja pse u dënua nga inspektori ky gastronom në Pejë

Ngjarja e ardhëshme

83,8 milionë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian