Nëse keni vendosur të falni tradhtinë, duhet të ndiqni këto këshilla

Në jetën e përditshme përballemi me konceptin e ‘të tradhtuarit dhe thyerjes së besimit’, në marrëdhëniet me miqtë, me një të njohur, në vendin e punës dhe shumë shpesh jemi në gjendje t’i kapërcejmë këto mosmarrëveshje. Megjithatë nuk është aq e lehtë kur bëhet fjalë për besimin në dashuri, sepse janë dy fjalë që shkojnë paralelisht dhe është pothuajse e pamundur ta mendosh njërën pa tjetrën. Për këtë arsye, kur personi që duam tradhton besimin tonë, ne mendojmë se është e pamundur të kthehemi mbrapa.

Rifitimi i besimit

Pas një tradhtie është vërtet e vështirë t’i besojmë përsëri partnerit , por nëse vendosim ta shpëtojmë këtë marrëdhënie, gjëja e para që duhet të bëjmë është t’i japim besim atij. Në fillim kërkohet një përpjekje vërtet e madhe dhe të jemi vazhdimisht në mbrojtje të vetes. Pa pasur besim, edhe në veten tonë madje, nuk do të jemi në gjendje të rindërtojmë marrëdhëniet tona.

Jepuni hapësirë ndjenjave tuaja

Një tradhti është një akt që mund të lëndojë shumë edhe nëse vendosim ta falim, kjo nuk dot thotë që dhimbja është zhdukur. Pra, mos i shtypni ndjenjat tuaja, lërini emocionet tuaja të dalin në sipërfaqe. Shpreheni dhimbjen, bëjeni partnerin të kuptojë se ç’do të thotë për ju të humbnit besimin tek ai dhe se si u ndjetë.

Mos u sillni si viktimë

Tradhtia ju bën të ndiheni ‘të nënshtruar’ sepse kur një person tradhton besimin tuaj, ai nuk po ju respekton. Në atë moment ndiheni si një viktimë, por nëse vendosni ta falni nuk mund të lejoni që ai moment të përcaktojë jetën dhe nëse keni vendosur ta vazhdoni marrëdhënien, nuk mund të lejoni që ai moment të përcaktojë tërësisht historinë tuaj.

Korrigjoni gabimet

Një tradhti shpesh është simptomë e diçkaje më të thellë. Një person që tradhton dhe rrezikon gjithçka që kishit krijuar së bashku, e bën sepse diçka nuk po funksiononte. Të vazhdosh marrëdhënien si dhe të falësh tradhtinë do të thotë të përballesh me ato gabime dhe të përpiqesh të zgjidhësh gjërat që nuk funksionuan. Ndonjëherë, një situatë e tillë e komplikuar mund të çojë në ndryshime të rëndësishme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Ushtria e madhe” e Putinit po kthehet në një ushtri dezertorësh! / Rusia po merr përforcime nga Serbia dhe Siria

Story i radhës

Mbappe dhe Neymar shkëlqejnë në fitoren ndaj Bordeaux

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish