nervozohet spahiu ma shume me respektojne ne studio ne beograd kerkush sguxon me ma sha shtetin 679014067d7e8

Nervozohet Spahiu: Ma shumë më respektojnë në studio në Beograd, kërkush s’guxon me ma sha shtetin

January 21, 2025
1 minut lexim

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” mes panelistëve lidhur me mosshpërfaqjen në masë të madhe të flamujve të Kosovës në fushatën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.

Profesori, Nexhmedin Spahiu ka shprehur shqetësimin për këtë veprim të VV-së, për çka ka kërkuar nga PZAP që të ndërmarrë masa ndaj tyre.

“Fakti që PZAP nuk reagon sepse në ligj shkrun nuk guxon me shpalos flamurin e Kosovës pak e flamurin e një shteti tjetër më shumë”, ka thënë Spahiu.

Analisti, Halil Matoshi ka sqaruar se ligji për simbolet megjithëse ka hyrë në fuqi, nuk respektohet në Kosovë.

“Ligji për simbolet ka hy në fuqi, por nuk është apliku asnjëherë në Kosovë. Për njerin që merr vesh, një republikë parlamentare është fatale mos me i reflektu simbolet e shtetit”, ka thënë Matoshi.

“Është ma kryesorja sepse për ta (flamuj) vriten njerëz”, ka thënë Spahiu.

Ndaj opionineve të tilla kanë reaguar komentatorët politikë, Xhavit Drenori dhe Fidan Rama.

“Popullata jonë nuk e ka atë problem. Ata e dojnë një qeveri ose e dojnë një lider. Po mendojnë që shumica janë të fiksun me ta dhe kanë me i besu”, ka thënë Drenori.

“A është mirë me u fiksu? Sepse o tu i rrejt çdo ditë”, ka thënë Rama.

“Neve flamuri na ka ardh kur u shpall pavarësia, s’na ka vet kush letrat çfare duhet me kanë”, ka thënë Drenori.

“110 deputetë kanë votu kundër. Po qysh tu ka imponu ka ardh dikush me kallash në parlament. Po qysh?”, ka thënë Spahiu.

“Po na u ka imponu”, ka thënë Drenori.

Derisa debati mes tyre ka vazhduar, Spahiu ka reaguar ashpër.

“Ku mos mu nervozu more? Mu ma shumë më respektojnë në studio në Beograd kur shkoj, kërkush s’ma shan shtetin as flamurin s’guxon”, ka thënë Spahiu.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

merr flake kabina elektrike ne parkimin nentokesor te bulevardi i ri ne tirane 67900a9640226
Story i mëparshëm

Merr flakë kabina elektrike në parkimin nëntokësor te Bulevardi i Ri në Tiranë

aksident trafiku vetura rrokulliset ne qender te tetoves 6790171114920
Story i radhës

Aksident trafiku, vetura rrokulliset në qendër të Tetovës

Të fundit nga

ShkoLartë