Nëntë transportues të rinj furgonësh zbulohen pa licencë

Tetovë, 30 shtator 2020 (MIA) – Policia e Tetovës ka zbuluar edhe nëntë transportues të rinj furgonësh të cilët kanë kryer transport publik pa licencë përkatëse. Me aksionin prej 25 shtatorit ku u zbuluan shtatë transportues të këtillë, tani gjithsej janë përfshirë me sanksione 16 furgonë.

“Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka vazhduar me kontrolle të përforcuara për zbulim dhe sanksionim ligjor të automjeteve, gjegjësisht shoferëve të cilët kryejnë transport publik pa licencat e nevojshme, ndërsa bartësit e të cilëve janë Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor dhe Departamentin për Krim Ekonomik. Janë zbatuar kontrolle dje nga ora 9 deri në orën 13 në rrugët rajonale Tetovë-Volkovi dhe Tetovë-Pirok. Pas ndriçimit dhe dokumentimit, pronarëve të automjeteve do t’u përgatiten parashtresa dhe kundërvajtje”, thotë Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Në këtë aksion janë zbuluar dhe sanksionuar 17 persona të cilët nuk kanë përdorë maska. as/ar/

Ngjarja paraprake

Dënohet me 5 muaj burgim komandanti i zjarrfikësve në Kamenicë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Ngjarja e ardhëshme

Deri të dielën mot stabil me temperaturë ditore deri 30 gradë Celsius

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian