Nëntë të vdekur dhe 711 raste të reja me coronavirus në Shqipëri

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 711 raste të reja me coronavirus dhe kanë humbur jetën 9 persona.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se nga 2,574 testime, prej të cilave 457 janë testime janë kryer për arsye depistimi, kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 711 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

374 raste në Tiranë, 61 raste në Korçë, 44 raste në Lezhë, 41 raste në Elbasan,

21 raste në Shkodër, 19 raste në Gjirokastër, 18 raste në Berat,

11 raste në Librazhd, Mirditë, Malësi e Madhe, 10 raste në Kavajë, Pogradec,

9 raste në Kuçovë, 8 raste në Durrës dhe Fier,

7 raste në Kukës, Tropojë, Mallakastër, Sarandë, 6 raste në Skrapar,

5 raste në Devoll, Lushnje, 3 raste në Vlorë, 2 raste në Kurbin, Tepelenë,

1 rast në Has, Mat, Bulqizë, Kolonjë.

Ndërkohë fatkeqësisht betejën me jetën e kanë humbur 9 persona. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 9 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 60 vjeçar nga Librazhdi, një 63 vjeçar, një 65 vjeçar, një 70 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar dhe një 79 vjeçar nga Shkodra, një 70 vjeçar nga Durrësi, një 75 vjeçar nga Korça, një 81 vjeçar nga Gjirokastra.

Gjithashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 412 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 14,216 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 420 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 të intubuar.

COVID-19 – Statistika (18 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                               711

Të shëruar ne 24 orë                            412

Të shtruar në spitale                             420

Humbje jete në 24 orë                         9

Testime ditore                                      2,574

Testime totale            163,025

Raste pozitive                 29,837

Raste të shëruara             14,216

Raste Aktive                    14,975

Humbje jete                       646

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             7406

Durrës              1167

Fier                   1162

Korçë               906

Shkodër            810

Elbasan             771

Lezhë                673

Vlorë             671

Berat              512

Gjirokastër         399

Kukës                361

Dibër               137

 

 

Ngjarja paraprake

Gjendje e rëndë në Zvicër, mbushen të gjithë shtretërit e kujdesit intensiv

Ngjarja e ardhëshme

38 shkolla të mbyllura, 635 mësimdhënës e nxënës të infektuar me COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian