Ministrja e Financave në Maqedoninë e Veriut, Gordana Dimitrieska – Koçoska ka nënshkruar sot në Marrëveshjen që i siguron vendit 500 milionë euro kredi nga Hungaria për të paguar borxh evropian.
“Pesëqind milionë euro mjete të favorshme janë siguruar nga Banka Eksport-Import e Hungarisë për servisimin e rregullt dhe të plotë të detyrimeve që do të maturojnë në muajin janar të vitit 2025, në bazë të euroobligacionit të emetuar në vitin 2018”, njoftoi ministrja.
Raportohet që huaja pritet të shlyhet për 15 vjet me një normë interesi prej 3.25 përqind, derisa euroobligacioni i ri do të ketë interes mbi 6 përqind.
“Kursimet bëhen edhe mbi bazën e shpenzimeve të provizioneve, të cilat për këtë hua janë rreth 50 mijë euro, përkundër shpenzimeve për emetimin e euroobligacionit që arritën edhe për mbi 1 milion euro”, nënvizoi ministrja e financave, duke saktësuar që kushtet e huasë janë të njëjta si ato të marrëveshjes së nënshkruar në muajin tetor.
Burimi: alfax.mk