​Nënshkruhet marrëveshja “Rritja e biodiversitetit” në pellgun e lumit Drin”, Latifi: Synojmë mbrojtjen e mjedisit

Komuna e Rahovecit, në krye me kryetarin Smajl Latifi dhe kryetarin e Këshillit të Qarkut të Kukësit, Abdulla Domi kanë nënshkruar marrëveshjen “Rritja e biodiversitetit” në pellgun e lumit Drin nëpërmjet menaxhimit të Integruar të Pellgut Ujëmbledhës – BIODRINI”.

Latifi tha se ky program ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ai ka theksuar se komuna me të cilën ai udhëheq janë të angazhuar që të përmirësojnë jetën e qytetareve të saj.

E përmes këtij projekti Latifi tha që synohet mbrojtja e mjedisit dhe rritja e biodiversitetit.

Latifi: Synojmë mbrojtjen e mjedisit dhe rritjen e biodiversitetit

“Programi i bashkëpunimit ndërkufitar ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit mes një kombi të organizuar në këtë rast midis dy shteteve Kosovë-Shqipëri, shtete të cilat po synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Komuna e Rahovecit është e angazhuar që të përmirësojë jetën e qytetarëve të saj në bashkëpunime Këshillin e Qarkut të Kukësit, Institutin për Hulumtime urbane dhe shoqatën për pastërti dhe ambient të Kosovës Pamkos. Kemi hartuar projektin, rritja e biodiversitetit në pellgun e lumit Drin, përveç menaxhimit të integruar apo BIODRINI, për të cilin edhe kemi siguruar mbështetjen e Unionit Evropian me financim rreth 400 mijë euro. Përmes këtij projekti synojmë mbrojtjen e mjedisit dhe rritjen e biodiversitetit sa i përket zbatimit të praktikave më të mira përgjatë bazenit të lumit Drin në territorin e Qarkut dhe Kukësit në komunë të Rahovecit. Sot e kemi edhe ngjarjen fillestare, me ç’rast do të do të detajojmë detyrat dhe aktivitetet që me siguri do të qojnë në implementimin e suksesshëm të këtij projekti”, tha Latifi.

Kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës, Abdulla Domi u shpreh se ky projekt është në kohën e duhur e për të bërë gjërat e duhura.

Domi: Ky projekt është në kohën e duhur

“Ky projekt është në kohën e duhur për të bërë gjëra të duhura, në kuadër të strategjisë edhe të qeverisë shqiptare për një mjedis të pastër. Shpresoj që ky bashkëpunim do të jetë i frytshëm. Jam I bindur se do të bëjmë më të mirën e mundshme”, tha Domi.

Drejtoresha ekzekutive e Iinstitutit Urban të Kërkimit, Zana Vokopola, tha se projekti do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e ndotjes.

Vokopola: Projekti ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e ndotjes

“Besoj që sikurse jemi zotuar për arritjen e gjitha objektiva të projektit i cili do të ndikoj drejtpërdrejt në përmirësimin ndotjes sidomos në atë që I përkon të dy shteteve ndotjen e bazeneve lumore siç është ai I Lumit Drin”, u shpreh Vokopola.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tensionet Rusi-Ukrainë, Meta mbledh në 16:00 Këshillin e Sigurisë, Rama e Xhaçka në SHBA

Story i radhës

Salianji: Ja provat që lidhin qeverinë me kanabizimin e vendit

Të fundit nga