Nënshkroi me 4 lojtarë

Dita e fundit e afatit kalimtar të transfereve ishte shumë e zënë për ekipin e Manchester United. “Djajtë e Kuq” kanë arritur të sigurojnë marrëveshje me Edinson Cavanin, Donny van de Beek, Alex Telles dhe Amad Traore.

Unitedi gjatë muajve ku afati ishte i hapur qëndroi qetë, gjë të cilën fansat nuk e dëshironin. Gjatë ditës së fundit Manchesteri arriti të siguroj tre lojtar si Telles, Cavani dhe Traore.

Tani tekniku Solskjaer ka një skuadër më të përgatitur dhe me shumë mundësi për të bërë rotacione në ekip, ku edhe i duhen pasi që është pjesë e disa kompeticioneve si Premierliga, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Ligës.

Sipas “Express” me blerjet e reja, ekipi i Unitedit ka një ekip shumë të mirë dhe formacioni i mundshëm bazë pritet të jetë ky:

De Gea; Wan Bissaka, Bailly, Maguire, Telles; Pogba, Van de Beek, Rashford, Fernandes, Martial; Cavani.

Ngjarja paraprake

Francë, përplasen në ajër dy avionë

Ngjarja e ardhëshme

Basha viziton familjen Gjoni që jeton prej një viti në çadër

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian