Nënpresidenti amerikan: Dhuna dhe shkatërrimi që po ndodh duhet të ndalet dhe duhet të ndalet tani

Nënkryetari i SHBA-së, Mike Pence, i cili u evakuua nga dhoma e Senatit pasi ishte thyer Capitol-i, tha se dhuna dhe shkatërrimi që po ndodh “duhet të ndalet dhe duhet të ndalet tani”, transmeton Gazeta Sinjali.

“Kushdo i përfshirë duhet të respektojë oficerët e Zbatimit të Ligjit dhe menjëherë të largohet nga ndërtesa,” tha Pence në një postim në Twitter.

“Protesta paqësore është e drejta e çdo amerikani, por ky sulm ndaj Kapitolit tonë nuk do të tolerohet dhe ata që përfshihen do të ndiqen penalisht në masën më të plotë të ligjit”.

Ndërsa, Donald Trump ende nuk i ka bërë thirrje turmës që të shpërndahet; ai thjesht u ka kërkuar atyre që të “qëndrojnë paqësor”, edhe kur disa prej tyre bëjnë dhunë.

/Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Parma shkarkon Liveranin

Ngjarja e ardhëshme

Trump thirrje për "përmbajtje" mbështetësve të tij që u mblodhën para Kongresit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian