Nënat morën vaksinën kundër Covid, gjatë muajve të shtatzënësisë, dy foshnja lindin me antitrupa në Itali

Dy foshnja vajza kanë lindur me antitrupa ndaj Covid në Itali.

Ansa.it, bën me dije se dy vajzat, të quajtuara Anna dhe Valentina, kanë lindur në spitalin e Padova.

Mësohet se nënat e tyre, gjatë muajve të shtatzënisë kishin marrë vaksinat kundër Covid-19.

“Dy vogëlushet e lindura, janë të parat në Itali që kanë lindur me antitrupa”, shpjegoi mjeku Gianfranco Juric Jorizzo.

Dy nënat, njëra 37 vjeçare dhe tjetra 36 vjeç, janë pjesë e stafit mjekësor, ndërkohë që mësohet, se ata nuk e kanë kaluar ende koronavirusin.

Ngjarja paraprake

Elgit Doda sjell në treg projektin e ri muzikor “Thare”

Ngjarja e ardhëshme

LN kërkon votë në Shkodër, Topalli: Jam e djathta e vërtetë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian