Nëna vdes nga kanceri, djali dhe vajza nuk durojnë dot dhimbjen dhe vetëvriten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Trupat e tre personave nëna dhe dy fëmijët, janë gjetur të pajetë brenda në banesë.

Sipas mediave është raportuar se një prej trupave është Luigia Teresa Etteri 77-vjeç, e cila kishte ndërruar jetë pasi vuante nga tumori. Ndërsa, dy personat e tjerë, ishin djali dhe vajza e saj, të cilët sipas hetimeve të para i dhanë fund jetës nga dhimbja.

Massimo Del Bianco, 51 vjeç, dhe e motra Francesca, 46 vjeçe, pasi ndihmuan nënën e tyre deri në fund, u gjetën të vdekur me goditje thike. Vetëm një mjet prerës është sekuestruar nga skena e tragjedisë.

Tashmë hetimet tentojnë të zbulojnë nëse vdekja e vëlla e motër erdhi si rezultat i një vrasje-vetëvrasjeje, apo i një vetëvrasjeje e dyfishtë.

Ata u gjetën të vdekur ndoshta prej një muaj e gjysmë, pas ardhjes së autoriteteve të njoftuara për erën e rëndë që vinte nga banesa e familjes.

Ngjarja paraprake

Kovid 19 RMV/ 15 të vdekur, 536 raste të reja.Shërohen 741 pacientë

Ngjarja e ardhëshme

Shpëtoni nga aknet me këto metoda natyrale

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian