Nëna e raportoi të birin 6 vjeç të zhdukur, por ajo e kishte shtypur me makinë dhe e kishte hedhur në lum

Policia ka raportuar se zhdukja e 6 vjeçarit është zgjedhur, dhe është kuptuar se nëna e tij në fakt ishte pas gjithë kësaj.

Të dielën, rreth orës 10 të mëngjesit, Brittany Gosney dhe i dashuri i saj e raportuan James Hutchinson, djalin e saj 6 vjeç të zhdukur,

Mirëpo Gosney, 29 vjeçe, gënjeu. Kështu ka thënë policia të hënën.

Gosney e kishte shtypur të birin e saj me makinë në park disa dit më parë pasi u përpoq ta braktisë aty, ka thënë raporti i policisë. Ajo më pas e hodhi trupin e tij në lumin Ohio me ndihmën e të dashurit të saj.

Gosney u arrestua dhe u akuzua për vrasje, abuzim të kufomës dhe manipulim të dëshmive, ndërsa i dashuri i saj u akuzua për keqtrajtim të kufomës dhe manipulim të dëshmive.

Dy fëmijë të tjerë që jetonin me çiftin janë larguar nga shtëpia dhe janë marrë nën përkujdesje nga shërbimet sociale.

Fqinjët e familjes e përshkruan 6 vjeçarin si një fëmijë shumë të qeshur dhe të lumtur. Policia ka dhënë disa përgjigje ndaj arsyes që mund ta ketë shtyrë Gosney të vras të birin e saj, shkruan lajmi.net.

Nëna nuk kishte shfaqur ndonjë shenjë pendimi në fillim, por ajo më pas tregoi se ajo e kishte vrarë. Ajo nuk kishte specifikuar se çfarë kishte qenë motivi i saj.

Dy dit para se ta raportonin djalin si të zhdukur, Gosney u përpoq ta braktisë djalin e saj. Kur ai u përpoq të hy në makinë, ajo e shtypi dhe u largua nga parku.

Gjysmë ore më vonë ajo u kthye dhe e gjeti James të vdekur. Ajo e morri në makinë dhe u kthye në shtëpi.

Mbrëmjen tjetër ajo e hodhi nga ura e lumit Ohio trupin e djalit. Policia u bënë dyshues, sepse kur një fëmijë zhduket, prindërit e lajmërojnë policinë menjëherë, e jo pas dy ditësh.

Në gjykatë, Gosney tha se ajo kishte paaftësi për të mësuar, dhe nuk e kishte kuptuar se çfarë ksihte bërë.

Mirëpo kjo nuk u morr shumë parasysh, sepse ajo nuk kishte shfaqur asnjë vështirësi në të folur. Dënimi i çiftit nuk është vendosur akoma. 

Ngjarja paraprake

Na thuaj si e shpreh dashurinë partneri yt, të të themi se çfarë vlerëson ai tek ty

Ngjarja e ardhëshme

Vdekjet nga koronavirusi të larta, Pipero: Pacientët vijnë rëndë në spital

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian