Nëna e 5 fëmijëve e alarmuar kërkon mbrojtje, ish-bashkëshorti e kërcënon me jetë: Më thotë që do më vrasë!

Vrasja e Liljana Buzos disa ditë më parë në Elbasan ishte kambanë alarmi sidomos për gratë që vuajnë situate dhune.

Ajo është 44 vjeçe. Gjithë jetën e saj ka vuajtur dhunën e bashkëshortit, ndërsa tashmë edhe pse është e divorcuar, ish bashkëshorti e kërcënon se do të ketë fatin e Liljana Buzos.

Edhe pse shpesh shoqëria bën apel për denoncimin e dhunës, gratë në të tilla kushte ndihen më të dhunuara pasi denoncojnë.

Nëna e 5 fëmijëve bën apel ndaj shoqërisë, institucioneve, por mbi të gjitha ndaj vajzave të saj të mos pranojnë kurrë të jetojnë nën dhunë, as për hir të familjes.

Edhe pse e divorcuar, nëna e 5 fëmijëve sërish endet dyerve të gjykatës, sërish për të kërkuar urdhër mbrojtje, pasi dhunë nuk është ndalur me një letër gjykate.

Ngjarja paraprake

Australi, mbahen protesta kundër sulmeve izraelite në Palestinë

Ngjarja e ardhëshme

Ministri iranian anulon vizitën në Austri për shkak të vendosjes së flamurit izraelit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian