nena denohet me 10 vjet ne britanine e madhe per vdekjen e 4 djemve 6793d7a60ca3f

​Nëna dënohet me 10 vjet në Britaninë e Madhe për vdekjen e 4 djemve

January 24, 2025
1 minut lexim

Një nënë britanike, katër djemtë e së cilës vdiqën në një zjarr në shtëpi vitin e kaluar në Londër, pasi i la ata për të bërë pazar, u dënua sot me 10 vjet.

Deveca Rose, 30 vjeç, u shpall fajtore për vrasjen e binjakëve të saj, Leyton dhe Logan Hoath, tre vjeç dhe Kyson dhe Bryson Hoath, katër vjeç, në tetor të vitit të kaluar.

Fëmijët vdiqën pasi një cigare e hedhur ose një qiri ndezi një zjarr në shtëpinë e familjes në Collingwood Road, Sutton, në Londrën jugore.

Sipas Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës (CPS) gjendja e keqe e shtëpisë në të cilën ata jetonin kontribuoi që zjarri të pushtonte shpejt pronën.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar këtë rast përveç një rasti thellësisht tragjik”, tha gjyqtari Mark Lucraft gjatë seancës së dënimit.

Ai tha në gjykatë se fëmijët u lanë vetëm nga Deveca, nëna e tyre, në një shtëpi “të pasigurt” që ishte ndezur duke përdorur qirinj kur shpërtheu zjarri, raporton AA.

Gjykatësi vazhdoi të thoshte se ajo kishte shkuar në pazar më herët atë ditë, dhe udhëtimi i saj i dytë në kohën e zjarrit nuk ishte për të blerë ndonjë send që ishte “thelbësor ose jetik”.

“Ti nuk ishe aty dhe fëmijët ishin shumë të vegjël për të ditur se çfarë të bënin,” tha ai, duke shtuar se si rezultat i asaj që ajo bëri, djemtë “u vranë të gjithë”.

Rose pretendoi se i kishte lënë fëmijët e saj në kujdesin e një gruaje të quajtur “Jade”, por askush tjetër nuk u gjet në pronë, dhe më vonë u bë e qartë pas një hetimi të gjerë policor, se “Jade” nuk ekzistonte fare.

Rose u akuzua dhe u dënua për katër akuza për vrasje nga pakujdesia në gjyqin në Old Bailey vitin e kaluar. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

arabia saudite do te perdore robote per nderhyrjet kardiologjike 6793d51011c60
Story i mëparshëm

​Arabia Saudite do të përdorë robotë për ndërhyrjet kardiologjike

haradinaj vushtrria po rreshtohet me kosoven fituese 6793d85933bcc
Story i radhës

Haradinaj: Vushtrria po rreshtohet me Kosovën Fituese

Të fundit nga

ShkoLartë