Nëna braktis foshnjën e infektuar me COVID-19/ E çon në spital dhe prezantohet si tezja

Një nënë ka braktisur vajzën e saj të porsalindur, pasi e çoi atë në një spital për trajtimin e koronavirusit.

Mediat e huaja raportojne se nena dhe fëmija ishin testuar pozitive me COVID-19 kur mbërritën në një spital në Palermo, Itali.

Ndërsa foshnja po trajtohej në departamentin e urgjencës në Spitalin Di Cristina, nëna u zhduk.

Policia po kërkon për nënën, pasi ajo nuk arriti t’i përgjigjej një serie telefonatash nga spitali.

“Stafi mjekësor u përpoq të kontaktojë nënën për ditë të tëra,” i tha mjekja Marilu Furnari agjencisë italiane të lajmeve ANSA. “Por ne nuk ishim në gjendje te komunikonim me te. Në atë moment, ne thirrëm policinë dhe u thamë atyre se vajza e vogël ishte braktisur.”

Ne momentin qe shkoi ne spital në 12 tetor, mësohet se gruaja ishte prezantuar si tezja e foshnjës katër muajshe.

Ngjarja paraprake

Bunjaki: Jam në pritje të një oferte nga FFK-ja

Ngjarja e ardhëshme

Zemaj njofton se sistemit shëndetësor do t’i shtohen edhe 1 mijë e 500 specializantë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian