Nehat Çitaku kryetar i FASK-ut

FASK të shtunën fillimisht ka mbajtur Kuvendin e Punës e më pas edhe atë Zgjedhor, në të cilin Çitaku, i cili ishte edhe i vetmi kandidat për kryetar, është zgjedhur pa asnjë votë kundër.

“Ju falënderoj të gjithëve për besimin që ma keni dhënë, duke filluar nga kryetari i deritashëm Ismet Rexhepi, ideja e të cilit ishte që fillimisht të isha anëtar i Bordit të FASK-ut, e më pas edhe i nominuar për kryetar. Gjithsesi falënderoj gjithë Bordin dhe strukturat e FASK-ut. Ajo që mund të them sot është se, do të punoj me përkushtimin më të madh, ndërsa pres ndihmën dhe kontributin e secilit prej jush, pasi vetëm në këtë mënyrë mund t’i realizojmë objektivat tona”, ka thënë Çitaku menjëherë pas zgjedhjes në postin e kryetarit të FASK-ut.

Më pas janë zgjedhur edhe dy nënkryetarë, pozitë që iu besua kryetarit të deritashëm Ismet Rexhepi dhe veteranit të auto sportit Menduh Daka.

Të shtunën janë zgjedhur edhe pesë anëtarë të Bordit: Agron Dida, Faton Hyseni, Gazmend Gashi, Bujar Hyseni dhe Blerta Tërpeza, derisa tre anëtarë të tjerë do t’i caktojë kryetari Çitaku.

Gjatë Kuvendit të së shtunës është diskutuar edhe për shumë pika të rendit të ditës, ndërsa është shprehur gatishmëri e përgjithshme që gjatë vitit 2021 FASK të jetë edhe më e suksesshme se në vitin paraprak.

Ngjarja paraprake

Angelino demanton RB Leipzigun për mungesën e tij: Ai iu përgjigj klubit në ‘Twitter’ duke shkruar se është në formë

Ngjarja e ardhëshme

Turqia do ta shtojë mitralozin indigjen në inventarin e saj

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian