Negociatat e Shqipërisë “peng” i zgjedhjeve në Francë, Rama në Mynih: Europa do të martohet me ne, por si të martohesh kur nuk flet?

Kyeministri Edi Rama ka fajësuar sërish Bashkimin Europian për zvarritjen e hapjes së negociatave.

Shefi i qeverisë duke folur në Forumin “Europa Park” në Mynih tha se Macron po mban peng procesin për shkak të zgjedhjeve në Francë dhe Le Pen.

Rama argumentoi të gjithë pretendimet që nxjerrin shtetet anëtare në raport me Shqipërinë, duke i konsideruar thjesht pretekste.

Duke folur për krimin e organizuar, Rama tha se gazetat e ekzagjerojnë të vërtetën, pasi krimi nuk është vetëm shqiptar, por ndërkombëtar.

Rama: Të vritesh nga rrjetet sociale dhe nga gazetat nuk mendoj se është burimi për të projektuar të ardhmen. Që një Evropë që nuk po funksionon mirë me 27, a mund të funksionojë me 33, normal që është e vështirë.  

Jo nuk mundet është e pamundur, por kjo nuk nënkupton se nuk është e zgjidhshme n.q.s fuqitë e mëdha nuk gjejnë mënyra për ta përshtatur mekanizmin. Kur bullgarët donin të hynin në BE mendoni se ato do t’i vrisin. Kur donin të hynin romunët, mendonin se do përplaseshin me lejlekë. Krimi i organizuar është ndërkombëtar, jo vetëm shqiptar.

Nuk ka vetëm një person kriminal që nuk ka të paktën 4 kode numrash, në Gjermani, Holandë, etj. Si është e mundur që shërbimet sekrete në BE nuk i ndajnë këto të dhëna?

Si e lufton terrorizmin kur nuk e di se kush vjen këtu nga Franca dhe kush shkon në Francë? Duke folur për krimin në Holandë, shqiptarët janë gjëja më e keqe, kjo ëShtë e mirë për politikën, por nuk është e vërtetë. Lexova një lajm që një tjetër bandë shqiptare u shpërbë dhe kur e lexova, vetëm dy prej tyre ishin shqiptarë nga 6o vjeç e sipër dhe të tjerët ishin të huaj.

Kryeministri nënvizoi se për Shqipërinë është shumë e rëndësishme të përparojë me procesin e negociatave

Ndërkohë ai ftoi biznesin gjerman të investojë në Shqipëri, duke u shprehur se është vendi më i sigurt në Europë.

Rama: Nuk mund të imagjinoj një shtëpi që mund të funksionojë mirë nëse nipat e vegjël i vënë veto gjyshërve. Pozicioni ynë është shumë i çuditshëm. Ne jemi të verbuar nga dashuria për Evropën por ajo thotë se do të martohet me ne por si mund të martohemi kur Evropa nuk na flet. Negociatat janë gjëja më e rëndësishme për vendet tona.

Anëtarësimi do të vijë për pasojë të saj por negociata është çka është reale për ne. T’i privosh vendet nga ky instrument është pa kuptim. Është momenti i duhur për t’ju thënë ejani të vizitoni Shqipërinë, është larg 1 orë e disa minuta. Nuk do të pendoheni. Është vend i bukur, për të huajt është vendi më i sigurt në Evropë.

Ngjarja paraprake

‘Nuk kemi valë të dytë dhe s’do mbyllemi’, ja çfarë thotë epidemiologu i famshëm suedez

Ngjarja e ardhëshme

LSDM-ja nuk pranon takim liderësh me VMRO-në

të fundit nga